sqen

Si të keni aplikime të suksesshme në programin e studimeve Erasmus Mundus

erasmus

Në artikullin më poshtë mund të gjeni disa këshilla se si të aplikoni në programet e studimit që ofron Erasmus Mundus.

Erasmus+ është programi më i ri arsimor i bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës dhe të  një bote në ndryshim të vazhdueshëm. Erasmus+ bashkon në një ombrellë të vetme shtatë programet e mëparshme arsimore të BE-së duke lehtësuar orientimin e përfituesve dhe rregullat e pjesëmarrjes.

Ç’është Erasmus Mundus?

 Erasmus Mundus është një program tjetër i BE-së në fushën e Arsimit të Lartë me fokus të veçantë Shkëmbimet. Erasmus Mundus mbështetej në dy aktivitete kryesore.

 

Aktiviteti 1Programet e përbashkëta Erasmus Mundus (EM) (konsorciume për Master dhe Doktorata tëpërbashkëta)

Programet e përbashkëta EM zbatohen nga konsorciume të IAL-ve nga vendet anëtare të BE-së. Ato ofrojnë diploma të përbashkëta pas përfundimit të ciklit të studimit në dy ose më shumë IAL evropiane. Studentët shqiptarë mund të aplikojnë direkt për të fituar të drejtën për të ndjekur me bursë një  kurs Master ose Doktoratë të Përbashkët.

Aktiviteti 2 Partneritetet EM  (përfshirë dhe bursa për periudha të shkurtra studimi)
Nën Aktivitetin 2, Partneritetet EM bashkojnë  IAL-të nga vendet e BE-së  me IAL të Vendeve të Treta në projekte bashkëpunimi në fushën e Arsimit të Lartë. Pjesëmarrja në një partneritet nënkupton që këto universitete mund të shkëmbejnë studentë (nga Bachelor deri në PHD), stafe akademike (phD, post doc) dhe stafe administrative (1-3 muaj)  për periudha të shkurtra deri në një vit akademik Shqipëria është partnere në tre këto partnerite:

1. Basileus  V

2. Join EU SEE Penta

3. ERA WEB (për shkenca mjekësore)

Shkarkoni materialin për informacion më të detajuar.