sqen

Shkollë verore për të rinjë që kanë pasion arkitekturën, 2 bursa studimi për më të mirët

bursa-studimi-universitare-dhe-pasuniversitare-ne-sllovaki_1523864804-b

ANTEA Cement do të mbështesë studentët e arkitekturës nga komuniteti i Fushë Krujës por edhe maturantët që dëshirojnë të ndjekin studimet në këtë degë duke mundësuar për ta një shkollë verore si dhe dy bursa studimi për më të mirët.

Kjo nismë inovative, e para e këtij lloji në Shqipëri, u organizua nën kujdesin e ANTEA Cement dhe u prezantua nga përfaqësuesi i kompanisë, Klajdi Gjondedaj gjatë zhvillimit të Workshop-it me temë “Riciklimi-Estetika-Kreativiteti” të mbajtur tek Universiteti i Marlin Barleti.

Ndërgjegjësimi dhe aftësimi i të rinjve që kanë pasion arkitekturën, përfshirë studentë e gjimnazistë, mbi rëndësinë e riciklimit, estetikës dhe kreativitetit ashtu si edhe aplikimit të këtyre koncepteve në komunitetin ku ata jetojnë ishte qëllimi kryesor i këtij Workshopi, i cili u prezantua edhe nga koordinatorja e kësaj nisme për Universitetin Marlin Barleti, lektore Anjeza Llubani

Mbështetja dhe asistenca e ofruar nga ANTEA Cement përmes hapjes së shkollës verore do të ndihmojë arkitektët e ardhshëm të kenë qasjen e duhur rreth ideve kreative në shërbim të mjedisit urban dhe natyrës.

Gjatë qendrimit në këtë shkollë verore, studentët dhe gjimnazistët do të marrin leksione praktike mbi mënyrat e përdorimit të çimentos për produktet e disenjimit të ambjenteve të brendshme, si dhe do kenë mundësi të kryejnë vizita studimore në institucione të linjës.

Pjesa më e rëndësishme është praktika që do të zhvillojnë studentët, të cilëve do t’u mundësohen mjetet e duhura për të krijuar produkte të ndryshme kreative dhe funksionale me materiale të riciklueshme.

Të gjitha punimet e studentëve do të ekspozohen në një galeri të dedikuar ku fituesit e dy çmimeve të para do të përfitojnë nga një bursë studimi për ciklin Bachelor, dega Arkitekturë të pranë Universitetit Marin Barleti.

Edhe ky aktivitet është pjesë e programit të Përgjegjësisë Sociale të Korporatave, i cili është dhe mbetet një prioritet i zbatuar nga kompania ANTEA Cement në mbështetje të komunitetit ku kompania zhvillon aktivitete të qëndrueshme.

Për më shumë informacion kontakto në:

Email: [email protected]

Cel: +355 69 476 1434