sqen

Shkëmbimi Rinor “Include Me”

gr

Është mbyllur me sukses të plotë Shkembimi Rinor, titulluar “Include Me” me temë kryesore diskriminimin, mbajtuar në datat 18.11.2016-25.11.2016, në Paralimni, Qipro.

Me përfaqësues të 15 vendeve të Evropës si Shqipëria, Italia, Maqedonia, Kroacia, Armenia, Greqia, Spanja, Qipro, Sllovakia, Bullgaria, Polonia, Estonia, Ukraina, Hungaria dhe Rumania, “Include Me”, ishte një histori e vërtetë suksesi!

Me një numër të lartë pjesëmarrësish, plot 75 të tillë, u arrit që të realizohej objektivi i këtij aktiviteti që ishte rritja e ndërgjegjësimit publik ndaj efekteve negative te diskriminimit.

Në këtë aktivitet Shqipëria u përfaqësua nga organizata YouthAct Albania, me vullnetarët e saj Adela Methasani, Gjergji Majko, Gjergji Benxhaj, Ledia Balliu, Xhoxhina Facja.

Ky aktivitet ishte i mbështetur nga programi Erasmus+, i Komisionit Evropian dhe ishte i vecantë dhe shume tërheqës dhe për shkak të metodologjisë së përdorur, që ishte ajo jo-formale.
Edukimi jo-formal do të thotë që të mësosh duke bërë, ose ndryshe “Learning by doing”. Në këtë mënyrë u jepej mundesia të gjithë pjesëmarrësve që të jepnin kontributin e tyre, ne sajë të ideve dhe aftësitë e tyre në aktivitete të shumë llojshme si seminare, diskutime dhe lojra.
Duke u ndarë në grupe të ndyshme e duke bashkepunuar të gjithë për arritjen e objektivitit të lojës që normalisht kishte dhe një mesazh të fortë brendaj saj, ku shpesh herë ishte mirëkuptimi dhe bashkëpunimi midis njerëzve, dhe sigurisht, përfshirja e të gjithve. Kjo gjë ofronte edhe mundësinë e ndarjes se eksperiencave të pjesëmarrësve me njëri tjetrin dhe duke u afruar me tepër me njëri tjetrin e duke bërë dhe miq të rinj. Gjithashtu, për të njohur më mirë e më plotë kulturat e tjera, pikëpamjen e tyre të gjërave, njohja e stereotipeve dhe zhdukja e tyre. Të gjitha këto e bënin projektin shumë interesant dhe tërheqës duke lënë mbresat më të mira dhe kujtimet më të bukra tek pjesa më e madhe e pjesëmarrësve.

3....

Gjatë këtij projekti, ishte rezervuar edhe një “natë speciale” për çdo shtet, ku përfaqësuesit e secilit vend pjesëmarrës kishin mundësinë të prezantonin vendin e tyre, si psh.: traditat, vallet, pak informacion mbi shtetin dhe në fund ushqimet e tyre tradicionale. Kjo gjë është shumë e mirë dhe në aspektin turistik.

1..      4...

Në fund të aktivitetit çdo pjesëmarrës u pajis me çertifikatën “YouthPass”, të njohur nga Komisioni Evropian dhe e vlefshme në të gjithë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, duke e bërë pse jo dhe një aset te mirë për t’u shtuar në CV.