Shkëmbim rinor: Sill ndryshimin

tadej mulej (4)

 

Datat: 6 – 15 Shkurt 2017

Vendodhja: Ohër, Maqedoni

Lejohen të marrin pjesë: 4 pjesëmarrës të cilët vijnë nga Greqia, përfshirë këtu dhe 41 pjesëmarrës  nga: Serbia, Rumania, Maqedonia, Mbretëria e Bashkuar, Kosova, Shqipëria dhe Turqia.

Afati i fundit i aplikimit: 4 Janar 2017

Programi i shkëmbimit për të rinjtë synon të sjellë sa më afër të rinjtë/pjestarët/aktivistët e organizatës  për të ngritur shkallën e njohjes së këtij probemi per rëndësinë e diversitetit kulturor dhe përdorimin e multimedias  si një shtysë për një pjesëmarrje aktive dhe punësimin e të rinjve, dhe specifikisht për të rinjtë me më pak mundësi punesimi.

Përshkrimi:

 YiA organizata e 18 do te dërgojë 1 lider dhe 4 pjesëmarrës. Pjesëmarrësit e programit duhet të jenë të moshave midis 18 dhe 30 vjec, dhe të motivuar për të kontribuar në procesin e mësimit.

Të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë të paktën dije bazike në gjuhën e folur Angleze por për të mos vecuar pjesëmarrësit nga diskutimi do të lejohet dhe përkthimi nga liderët e grupit nëse do të jetë e nevojshme.

Eksperienca e pjesëmarrësve me median dhe diversitetin kulturor do të ishte nje vecori dalluese por nuk është një kusht pjesëmarrjeje në këtë program.

Në këtë aktivitet është planifikuar të perfshihen 20 pjesmarrës me mundësi të pakta të formimit kulturor. Prioritet do t’i jepet individëve: me probleme ekonomike dhe sociale, personave me aftësi të kufizuar, refugjatë/emigrant, persona që vijnë nga vende rurale etj.

Synimi kryesor i programit është të zhvillojë kompetencat e punëtorëve të rinj Europian në përdorimin e mjeteve të multimedias në punën e tyre, më së shumti në fotografi dhe video për të promovuar imazhe positive të diversitetit kulturor.

Gjatë programit ne do të eksplorojmë elemente kyce që i referohen diversitetit kulturor si : eksperienca kulturore personale, identiteti, shtetësia, besimi dhe feja, kushtet e jetesës, tensionet, ndjeshmëria kulturore, paragjykimet dhe stereotipet.

 

Objektivat e projektit:

  • Të zhvillojë kompetencat e punonjësve të rinj Europian, kryesisht në fushën e përdorimit të multimedias dhe afrimit të diversiteti kulturor.
  • Të zhvillojë aftësi të ndryshme tek të rinjtë duke përdorur të mesuarit jo-formal në lidhje me multimedian dhe aftësitë
  • Të promovojë një qytetar aktiv për brezat e rinj dhe të qënit qytetar Europian dhe duke forcuar ndjenjën e lidershipit tek të rinjtë.
  • Të eksploroje vlerat Europiane sic janë diversiteti kulturor, demokracia dhe të drejtat e njeriut dhe rëndësia e të paturit të rinj në vendet partenere.
  • Të promovojë diversitetin kulturor si një resurs për shoqërinë tonë dhe të theksojë anët positive të saj.
  • Të promovojë të rinjtë e Erasmus+ si një mjet  për një qytetar sa më aktiv dhe pjesmarrës  në jeten sociale të të rinjve.

 

Kostot:

Ky projekt është i financuar nga Erasmus+,  Programi Youth in Action

Shpenzimet janë të mbuluara 100% nga kjo organizatë.

Kostot e transportit paguhen nga Erasmus + por janë të limituara psh

Pjesemarresit nga Greqia: 80 Euro (pjesmarrësit të cilët e kalojnë këtë traifë do të duhet të pagujanë vetë pjesën tjeter).

Tarifa e pjesëmarrjes: 30 Euro

(Pagesa do të depositohet atëherë kur të jetë marrë një përgjigje positive)
Nuk rimbursohet nëse anullon aplikimin.

 

 Aplikimi:

Për më shumë informacion, shkarkoni formularin e aplikimit duke klikuar KETU

 

 

YiA në parteritet me Y4S-OJQ

Organizatorët: PEL, Maqedoni

PEL  është një organizatë me shumë eksperiencë dhe të rinj profesionistë, me një rang  të lartë aftësishë në fushën e edukimit, të drejtave të njeriut dhe gjinisë.

 

YiA 18

E-Mail: youthinitiativesgr@yahoo.com

eu.cen.eco@gmail.com

www.YiA18.org

Youth in Advance 18

Phone:+30 6937185827