sqen

Sesioni Informues mbi Shërbimin Vullnetar Evropian!

14795712_10154639369668158_32999740_o

Qendra  Youth Act në bashkëpunim me U.S Embassy Youth Council , organizuan ditën e enjte më datë 20. 10.2016 në orën 16:30  tek Godina e Inovacionit një sesionin informues mbi Shërbimin Vullnetarë Evropian (EVS), mundësitë që ky program ofron, si edhe  u prezantua Karta Rinore Evropiane, përfitimet që të rinjtë mund të kenë në përdorimin e saj.

Gjithashtu dy vullnetarët nga turqia të organizatës Youth Act, ndanë eksperiencën e tyre mbi projektin EVS, si u bënë pjesë dhe përse zgjodhën Shqipërinë për të kryer këtë shërbim.
Ky sesion  informoi të rinjtë mbi mundësitë që ata kanë për të qenë pjesë e punës vullnetare në Shqipëri dhe në vendet e ndryshme të Evropës përmes EVS.

Ky program i mundëson  të rinjve nga shtetet anëtare të BE-së dhe ballkanit të përfitojnë një periudhë të shërbimit vullnetar në një vend tjetër evropian , duke kontribuar në zhvillimin e komunitetit lokal dhe rritjen e tyre personale .

Kjo mundësi vjen në disa mënyra :

—a.  Nga 2 muaj deri në 12 muaj në një aktivitet EVS  afat-gjatë individuale.

—b. Nga 2 javë deri në 2 muaj  aktivitet afat-shkurtër, duke përfshirë të rinjtë me mundësi të pakta.

—c.  Nga 2 javë deri në 12 muaj në një aktivitet EVS  në grup, duke përfshirë 10-30 vullnetarë.

Çdo aktivitet i  zhvilluar në kuadër të programit Erasmus +, pajis të rinjtë me instrumentin njohës të
quajtur YouthPass Certificate i cili njeh eksperiencat e të mësuarit të të rinjve dhe organizimin e aktiviteteve rinore.

Vetëm organizatat e akredituara janë të lejuara për të zhvilluar aktivitete të tilla.Një organizatë mund të jetë e akredituar për të qënë organizatë dërguese, që dërgon vullnetar shqiptarë në projekte ndërkombëtar në një organizatë tjetër  në Europë, organizatë pritëse, e cila pret vullnetarë ndërkombëtarë dhe organizatë koordinuese e cila koordinon të gjithë projektin EVS.

Të gjitha kostot e projektit janë të mbuluara nga programi Erasmus +.

 

14808685_10154639368843158_1742131134_o

14800233_10154639369518158_1037183697_o

14800048_10154639372388158_683638071_o

14796143_10154639371623158_850151621_o

14795712_10154639369668158_32999740_o

14795645_10154639371763158_10495658_o

14787694_10154639373478158_252427090_o

14787506_10154639370523158_761569518_o

14786983_10154639368638158_1573509021_o

14678013_10154639371293158_502998607_o

14795712_10154639369668158_32999740_o