sqen

Rinia, filizi i jetës | Nga Armela Dema

WhatsApp Image 2020-12-06 at 14.32.36

 

Mendojeni pak si do ishte jeta nëse ne nuk do kalonim në disa faza të ndryshme? Për mendimin tim do ishte tërësisht e merzitshme.

Fëmijëria, rinia, perjudha kur je i rritur, pleqëria, që të gjitha këto perjudha janë të mbushura me emocione, kujtime e përjetime të paharrueshme të cilat çdo njeri i kalon në ciklin e tij jetësor. Por cila nga  këto është perjudha më aktive e jetës? Pa dyshim që rinia.

Rinia është faza më energjike e jetës, është perjudha ku ti mund të fillosh të projektosh të ardhmen tënde, atë çka ti do jetosh. Të rinjtë në këtë perjudhe duan mbështetje e investim. Ata duhet të përgatiten e të trajnohen në fusha të ndryshme pasi një ditë ata do jenë e ardhmja e vendit.

Të rinjtë janë si një makineri idesh, që japin gjithmonë ide shumë të veçanta, të vlefshme dhe revolucionare. Duke qënë se edhe ata janë pjesë e komunitetit zëri i tyre duhet të dëgjohet e të merret parasysh, kjo pasi edhe ata kanë kërkesat e tyre .

Rinia është filizi i jetës, është perjudha ku të rinjtë fillojnë të thellojnë rrënjët e tyre në jetë dhe të zënë vendin e tyre në tokë. Ajo është pranvera e jetës, ku idetë fillojnë të vlojnë, shoqëria të lulëzojë dhe aventurat të mos ndalen.

Shijoje rininë sepse ajo vjen vetëm njëherë në jetë!