Reth Nesh

Kush jemi ne

Qendra Youth Act është një organizatë jo-fitimprurëse, që synon të fuqizojë të rinjtë në marrjen e një roli aktiv në jetën e tyre, në familje, shoqëri, edukim, ekonomi, mjedis dhe në zhvillimin politik.

Youth Act është themeluar në Korrik 2013 dhe qendra e saj gjendet në Tiranë, Shqipëri. Ajo drejtohet nga ideja se të rinjtë janë e ardhmja e një vendi dhe meritojnë mundësinë për të arritur suksesin në jetë. Qendra Youth Act synon të jetë një urë mes Shqipërisë dhe komunitetit ndërkombëtar për zhvillimin dhe integrimin e rinisë shqiptare në një shoqëri globale.

Vizioni i saj është fuqizimi i të rinjve si motori i zhvillimit të një vendi dhe qëllimi i saj, mbështetja e pesë pikave, në të gjithë sektorët e sipërpërmendur:

  • Iniciativa rinore
  • Integrimi rinor
  • Përfshirja rinore
  • Frymëzimi rinor
  • Ndërlidhja rinore

Qendra Youth Act udhëhiqet nga kreativiteti, prosperiteti, sipërmarrja dhe integriteti, dhe fokusohet në 6 fusha kryesore: Kulturë, Art dhe Sport; Qytetari dhe Demokraci; Edukim dhe Trajnim; Karrierë dhe Punësim; Globalizim; Inovacion, dhe Mjedis e Multimedia.