sqen

REGIONAL YOUTH COMPACT for EUROPE

design leter blloku a4

 

Regional Youth Compact for Europe është një projekt 3-vjeçar i cili ka si qëllim fuqizimin e Organizatave të Shoqërisë Civile, sidomos Organizatave Rinore në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi, për të marrë pjesë në mënyrë efektive në hartimin e politikave dhe monitorimin e procesit të integrimit në bashkimin Europian.

Qendra për Zhvillimin e Demokracisë, Rrjeti Ballkanik për Demokracinë Lokale (ALDA dhe Agjensitë Lokale për Demokracinë nga rajone të ndryshme të Ballkanit Perëndimor), CRTA (Serbi), Qendra Youth Act (Shqipëri) dhe SODEM (Turqi) do të aktivizohen sëbashku për fuqizimin e kapaciteteve të Organizatave të Shoqërisë Civile dhe të Organizatave Rinore përmes një dialogu të strukturuar me në qendër qeverisjen e mirë, zbatimin e ligjit, qeverisjen ekonomike, punësimin dhe politikat në reformën civile. Një set aktivitetesh gjithëpërfshirëse lidhur me rritjen e ndërgjegjësimit, ngritjen e kapaciteteve dhe bashkëpunimet rajonale kanë si qëllim fuqizimin dhe impaktin e Organizatave të Shoqërisë Civile në reformën e procesit drejt integrimit Europian.

Rrjeti Ballkanik per Demokracinë Lokale, duke vepruar si një platformë e konsoliduar konsultimi e bashkëveprimi, do të përfshijë Agjensitë për Demokracinë Lokale, Autoritetet Lokale Publike, Organizatat për Shoqërinë Civile dhe Grupet Rinore në Rajon për  integrimin në Bashkimin Evropian duke ndërlidhur politikat dialoguese përmes mekanizmave inovativë në politikat publike dhe procesit reformues.

Paketat kryesore të projektit të cilat do të zbatohen në nivel lokal dhe rajonal përfshijnë Ngritjen e Kapaciteteve, Monitorimin dhe Advokimin, Rrjetin Rajonal dhe Shkëmbimet, Fushatat publike dhe Programin e nënfinancimeve.

Ky projekt zbatohet nga:

Center for Democracy FoundationThe Association of Local Democracy Agencies (ALDA)ALDA SkopjeLocal Democracy Agency SuboticaLocal Democracy Agency MontenegroLocal Democracy Agency MostarLocal Democracy Agency PrijedorLocal Democracy Agency of KosovoLocal Democracy Agency for Central and Southern SerbiaLocal Democracy Agency ZavidoviciLocal Democracy Agency AlbaniaCRTA ,Youth Act Albania dhe SODEM Turkey.

 

design leter blloku a4

 

2018-09-03-alda-01sm 2018-09-03-alda-02sm 2018-09-03-alda-05sm