sqen

Qendra YouthAct ri-akredititohet nga Salto për European Solidarity Corps

esc-logo-en

Në vitin 2016 Qendra Youth Act është akredituar për herë të parë nga SALTO-YOUTH Resource Center, për programin EVS (European Voluntary Service)  si organizatë Pritëse, Dërguese edhe Koordinuese.  Gjatë kësaj periudhe qendra jonë ka pritur shumë të rinj të cilët kanë zhvilluar shërbimin vullnetar pranë zyrës tonë, gjithashtu dhe ka dërguar të rinj shqiptarë në vende të ndryshme të Europës.

Në 30 shtator 2020, Qendra Youth Act, pas një procedure të gjatë dhe shumë sfiduese pranë European Solidarity Corps, është ri-akredituar përsëri duke na dhënë kështu mundësinë të aplikojmë në projekte të ndryshme vullnetare për të rinjtë.

European Solidarity Corps është një program vullnetar ndërkombëtar i financuar nga Komisioni Evropian. Qëllimi i këtij programi është që të zhvillojë solidaritetin dhe të nxisë tolerancën, mirëkuptimin reciprok dhe qytetarinë aktive midis të rinjve.

Më shumë informacion mund të gjeni në këtë link.