Qendra Youth Act hap thirrjen për ekspertë

logo Reload-page-001

Qendra Youth Act, në mbështetje nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), është angazhuar në zbatimin e projektit Lëvizim së bashku drejt aktivizmit rinor”, financuar nga programet e BE-së i cili fillon më datë 1 Qershor 2019 dhe mbaron më 31 Dhjetor 2019. Projekti synon avantazhimin e të rinjve në politikëbërje si dhe komunikimin aktiv me pushtetin lokal. 100 nxënës ekselentë të 6 shkollave të Bashkisë Korçë (4 nga qyteti, 1 nga Mollasi dhe 1 nga Voskopi) do të jenë pjesë e trajnimeve dhe të aktiviteteve të parashikuara në projekt. Ekspertë të fushave përkatëse synojnë identifikimin dhe trajnimin e nxënësve të ekselencës në fusha të ndryshme. Nga ana tjetër, aktivitetet dhe sipërmarrjet e lidhura me to do të jenë në interes të publikut dhe të vetë të rinjve.

Në zbatim të projektitLëvizim së bashku drejt aktivizmit rinor”, Qendra Youth Act, fton subjektet e interesuara  për të paraqitur ofertën e tyre duke na kontaktuar në adresën : info@youthact.al brenda datës 12 korrik 2019.

 

Për më shumë informacion rreth specifikimeve teknike na kontaktoni:

Adresa: Rruga e Kosovarëve, Nd 41, H.1, Nj.5, 1019, Tiranë

Cel: +355 69 331 6551

Email: info@youthact.al