Qendra Youth Act zhvilloi aktivitetin me temë: “Sipërmarrje dhe Inovacion”

unnamed (9)

Qendra Youth Act iu bashkua aktiviteteve në National Activism Day duke realizuar aktivitetin me temë Sipermarrja dhe Inovacioni në ambjentet e Universitetit “Marin Barleti”. Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit projektit “Fuqizimi i të rinjve nëpërmjet Mobilitetit dhe Kartës Rinore Evropiane“, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe mbështetet nga Partners Albania for Change and Development.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet u bënë nxënës të 5 shkollave të mesme të Tiranës dhe aktiviteti kishte si qëllim:

  •  Informimin e të rinjve me konceptin e startup-eve, inovacionit dhe sipërmarrjes;
  •  Identifikimin e karakteristikave e një “sipërmarrësi”;
  •  Nxitjen e shpirtit sipërmarrës tek të rinjtë;
  •  Brainstorming për të punuar mbi një ide biznesi;
  •  Punë në grupe me modelin e biznesit Canvas.

Nxënësit përfituan disa koncepte si si mund të hartohet një Plan Biznesi dhe si mund të Promovohet një Biznes.

unnamed (5) unnamed (8) unnamed (10) unnamed (11)