Projekti “Të rinjtë kundër korrupsionit ” në shkollën A.Z. Çajupi, Tiranë

12469611_1679321955690236_7339037887326658380_o-600×338
12513493_1679321945690237_5226547805912315807_o-600×338
12513523_1679321912356907_4037840575569942011_o-600×338
12465838_1679321909023574_2890482220406049971_o-600×338
12466013_1679321952356903_779716003906620037_o-600×338

Sot në shkollën A.Z. Çajupi, stafi i Youth Act Center zhvilloi një takim të hapur me klubin e nxënësve në kuadër të projektit “Të rinjtë kundër korrupsionit ”.
Ky aktivitet kishte si qëllim kryesor trajtimin e çeshtjeve mbi korrupsionin në një aspekt më të gjerë duke i’u referuar të drejtave të njeriut. Nxënësit u përfshijnë në një diskutim të hapur ku patën mundësi të shprehen se si ata e ndjejnë korrupsionin si nxënës dhe se si shkelen të drejtat e tyre nga korrupsioni. Gjatë bashkëbisedimit, stafi i “Youth Act” nxorri disa pika kryesore veprimi të cilat sipas mendimit të nxënësve duhet insistuar më shumë rreth luftimit të korrupsionit apo qoftë edhe referimit të fushatës sensibilizuese. Pas këtij diskutimit të hapur, në klubin e nxënësve u lançua edhe konkursi i esese me temë të lirë por që mbeshtet inciativen rinore kundër korupsionit , esete më të mira do te lexohen në konferencen finale.


Të gjithë nxënësit u ftuan të jenë pjesë e fushatës sociale që Youth Act sapo ka nisur për të rritur pjesmarrjen rinore në advokimin e inciativave kundër korrupsionit nëpërmjet forumeve të ngritura në faqen e facebook-ut, në instagram dhe në web.
Në këtë takim nxënësit u njohën me planin e veprimit sipas kalendarit të aktiviteteve nga muaji Dhjetor deri në muajin Maj ku projekti do të finalizohet me Konferencën Finale.


Gjatë muajit Janar dhe Shkurt, klubi i nxënësve do të jetë pjesmarrëse ne aktivitetet që do të realizohen në nivel lokal nga “Youth Act”.
#‎BashkeKunderKorrupsionit‬