Shkolla Qendër Komunitare

Objektivi:

Krijimi i modelit të shkollës komunitare për zhvillimin e qëndrueshëm me anë të zbatimit të 5 komponentëve thelbësore, në 5 gjimnaze të rajoneve të ndryshme të vendit, si dhe nxitja e ndërveprimit aktiv midis tyre për shkëmbimin dhe përhapjen e praktikave të mira që krijojnë, duke mundësuar një rrjet efektiv dhë një ekosistem gjimnazesh të zhvillimit të qëndrueshëm që krijojnë risi dhe oportunitete për të përmirësuar të nxënit duke vënë theksin në të mësuarit praktik dhe në gjithëpërfshirjen e komunitetit.

Shkollat target:

28 Nëntori

Halim Xhelo

Seit Najdeni

Raqi Qirinxhi

Andon Zako Cajupi

Qëndra “Youth Act” në kuadër të projektit “Shkolla Qendër Komunitare” ka dhuruar 1800 karta për shkollat të cilat ishin target për këtë projekt.

Përkatësisht janë dhuruar:

Në shkollën “28 Nentori”, Shkodër janë dhuruar 400 karta, “Halim Xhelo” Vlorë 300 karta, “Seit Najdeni” Peshkopi 200 karta, “ Raqi Qirinxhi” Korcë 300 karta dhe në shkollën “Andon Zako Cajupi” Tiranë janë dhuruar 600 karta.

Duke u pajisur me Kartën Rinore nxënësit kanë mundësi të përfitojnë zbritje çmimesh, avantazhe dhe oferta në mbi 100 bisnese në Tiranë si edhe në 36 vende evropiane. Nxënësit u informuan edhe për mundësitë e aktivizimit dhe pjesëmarrjes së tyre në projekte dhe konkurse rinore, për informacione për bursa dhe intership brenda dhe jashtë vendit.