Lëvizim së bashku drejt aktivizmit rinor

logo Reload-page-001Donatori: Projekt i financuar nga Bashkimi Evropian me mbështetjen e UNDP-së.

Kohëzgjatja e Projektit: Qershor 2019 – Dhjetor 2019

Rreth projektit: Qendra Youth Act, në mbështetje nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), është angazhuar në zbatimin e projektit Lëvizim së bashku drejt aktivizmit rinor”, financuar nga programet e BE-së. Projekti synon avantazhimin e të rinjve në politikëbërje si dhe komunikimin aktiv me pushtetin lokal. 100 nxënës ekselentë të 6 shkollave të Bashkisë Korçë (4 nga qyteti, 1 nga Mollasi dhe 1 nga Voskopi) do të jenë pjesë e trajnimeve dhe të aktiviteteve të parashikuara në projekt.

Ekspertë të fushave përkatëse synojnë identifikimin dhe trajnimin e nxënësve të ekselencës në fusha të ndryshme si:

  • ngritje kapacitetesh, trajnime mbi Aftësitë Sociale, Trajnime mbi Aftësitë Sipërmarrëse, Nocione të programit STEAM për nxënësit e ekselencës;
  • sesione informuese mbi përfitimet e kartës rinore, programet e mobilitetit, programet e vullnetarizmit etj.
  • aktivitete dypalëshe (këshill rinor-autoritet lokal) në dobi të komunitetit rinor.