Fuqizimi i të rinjve nëpërmjet Mobilitetit dhe Kartës Rinore Evropiane

YBHWBT-2

Donatori: Partners Albania

Kohëzgjatja e Projektit: Dhjetor 2018 – Nëntor 2019

Rreth projektit: Ky projekt synon fuqizimin e të rinjve si një mjet i rëndësishëm për zhvillimin e vendit.  Nëpërmjet shpërndarjes së kartës rinore (me të drejta ekskluzive), përmes aktiviteteve të vullnetarizmit si dhe përmes trajnimeve mbi programet e mobilitetit, projekti i jep mundësi këtyre të rinjve të përfitojnë nga shërbime të ndryshme. Gjithashtu, u krijon atyre një panoramë të qartë për karrierën, edukimin dhe vullnetarizmin.

Në këtë projekt janë përfshirë 5 shkolla të mesme të qytetit të Tiranës, të cilat janë: “Petro Nini Luarasi”, “Ismail Qemali”, Andon Z. Cajupi”, “Besnik Sykja” dhe “Sandër Prosi”.

Ky projekt është financuar nga Bashkimi Europian dhe mbështetur nga Partners Albania for Change and Development në kuadër të projektit “Youth Bank Hub for Western Balkan and Turkey”.