Programi Kombetar i Praktikave te Punës

17-07-19-12-36-48d_praktika1

Afati i aplikimit është më 28 Korrik 2017.

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, shpall thirrjen e tretë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike.

Në këtë program ftohen të aplikojnë të të rinj profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, nga Shqipëria dhe Diaspora, të cilët kanë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor.

Nëse jeni duke studiuar apo keni përfunduar studimet e ciklit të parë në një nga profilet studimore të lart përmendura, jeni të mirëpritur të aplikoni. Kandidatët duhet të tregojnë interes në punën e sektorit publik dhe të kenë aftësi shumë të mira analitike dhe komunikimi

Kujdes: duhet të keni përfunduar minimalisht studimet e ciklit të parë ‘Bachelor’.

Ky program do të zgjasë 3 muaj dhe është pa pagesë.

Fituesit do të lajmërohen nëpërmjet adresës elektronike nga institucionet përkatëse.

Në datën 25 Korrik, ora 17:00 – 18:00 tek Qendra Rinore e Tiranës,  do të zhvillohet një Seancë Informimi që do të organizohet në lidhje me aplikimin për praktikat.

APLIKO TANI