sqen

Prezantim të programit EVS në Universitetin Marin Barleti

evs33

Vullnetaret turke EVS të qendrës Youth Act zhvilluan sot nje seminar informues mbi mundësitë që të rinjtë kanë për të përjetuar një eksperiencë vullnetare në Evropë përmes Shërbimit Vullnetar Europian pjesë e Programit Erasmus +.

Disa studentë të Universitetit Marin Barleti u informuan mbi proçedurën e aplikimit  dhe se si mund të bëhen pjesë e këtyre aktiviteteve në nivel evropian.

Shërbimi Europian Vullnetar (European Volunteer Service -EVS)  është një program për të rinj të moshës 17-30 vjeç  dhe mund të specifikohet si një përvojë punë vullnetare.

Ky program i mundëson  të rinjve nga shtetet anëtare të BE-së dhe ballkanit të përfitojnë një periudhë të shërbimit vullnetar në një vend tjetër evropian , duke kontribuar në zhvillimin e komunitetit lokal dhe rritjen e tyre personale .

evs2    evs444