Përfshihuni në një studim dhe fitoni një udhëtim në Stokholm!

stock

Afati i aplikimit: 30 Nëntor 2016

I hapur për të gjithë të rinjtë e moshës 18-29 vjeç nga  e  gjithë bota

Çmimet javore të tilla si bizhuteri dhe orë + mundësinë për të fituar një udhëtim në Stokholm

Përshkrimi

Entrypark është  pjesë e Potentialpark Communications, e cila bashkëpunon me punëdhënësit globalë dhe institucionet e arsimit të lartë në të gjithë botën për të krijuar mundësi dhe mbështetje për studentët  në marrjen e hapave  të parë drejt karrierës.

Të kërkosh punë është e thjeshtë, por ta gjesh atë nuk është e lehtë – Mos e humbisni këtë mundësi!

Ne të gjithë e dimë se sa e vështirë është të qenurit një student dhe gjithmonë në kërkim të vendeve të punës . Jeni vazhdimisht në ndjekje të medias sociale, vizitoni faqet e internetit  të kompanive të ndryshmes dhe aplikoni në sektorin e vendeve të lira.

Gjithashtu, mos humbisni mundësinë për të gjetur praktikën tuaj të ardhshme, e cila është një plus për zhvillimin e karrierës tuaj!

Online Talent Communication Study është një studim  i cili fokusohet mbi gjendjen e  studentëve gjatë kohës kur aplikojnë për punë në internet.Studentët mund të marrin pjesë në këtë studim i cili do të paraqesë artikuj me këshilla të vlefshme i cili do ti ndihmojë ata të ndërtojnë karrierën e tyre.

Kontriboni në kërkimin e karrierës tuaj duke ndarë opinionet që keni mbi mënyrën se si ju vetë kërkoni për mundësi punësimi online.

Kriteret:

Të gjithë të rinjtë e moshës 18-29 vjeç nga e gjithë bota,  janë të mirëpritur për të marrë pjesë në anketë.

Përfitimet

Akses në artikuj ekskluzive me këshilla dhe njohuri profesionale  rreth proçedurës së aplikimit ;

Akses në raportin vjetor të studentëve me tendencat e fundit në kërkim të punës në internet.

Çmimet javore të tilla si bizhuteri dhe orë + mundësinë për të fituar një udhëtim në Stokholm

Përmirësoni  kërkimin e karrierës tuaj sot!

Merrni pjesë në anketë KETU ..

Për çdo informacion ju lutem kontaktoni : Kevin@entrypark.com.

Më shumë informacion gjeni në faqen zyrtare