sqen

European Youth Card Association (EYCA)

EYCA-Logos-RBG_Secondary-Yellow1
Qendra Youth Act ka licensën nga European Youth Card Association (EYCA) për të administruar, si operatore e vetme, Kartën Rinore Evropiane në Shqipëri, në formatin klasik Kartë Rinore dhe formatin e bashkë-brenduar Kartë Studentore dhe Rinore.

European Youth Card Association, themeluar në 1987 me qendër në Bruksel, është një organizatë joqeveritare, jo-fitimprurëse e cila përfaqëson 38 organizatave anëtare që lëshojnë Kartën Rinore Evropiane në 36 shtete të Evropës.  Të gjithë këto organizata janë të angazhuara të pajisin të rinjtë në vendin e tyre me Kartën Rinore Evropiane, dhe ti ofrojnë oferta në shërbime të ndryshme për më shumë se 6 milion të rinj kartëmbajtës. Misioni i saj është mbështetja sa më shumë e të rinjve që të jenë social, kulturorë, arsimorë dhe ekonomikisht të lëvizshëm duke ofruar shërbime cilësore dhe duke kontribuar në një politikë më të mirë rinore. E gjithë kjo bëhet për të arritur vizionin e EYCA për një Evropë ku të gjithë të rinjtë janë të lëvizshëm dhe aktivë.

EYCA ka një organizatë anëtare në cdo shtet që ajo përfaqëson; këta anëtarë zhvillojnë kartën rinore dhe i sigurojnë të rinjve mundësinë për të përfituar zbritje dhe përfitime të ndryshme në fushat e lëvizshmërisë, akomodimit, kulturës, shërbimeve dhe produkteve. EYCA inkurajon pjesëmarrjen rinore në organizim dhe promovim projektesh, programe shkëmbimi, fushata, konkurse dhe aktivitete të ndryshme rinore.

Për më shumë informacion rreth Kartës Rinore Evropiane kliko Këtu

Për më shumë informacion rreth EYCA kliko Këtu