sqen

Njoftim për Vullnetarë pranë Qendrës Youth Act!

Qendra Jo-fitimprurese Youth Act, me fokus primar në fuqëzimin e rinisë shqiptare, zhvillon dhe organizon nga viti 2013 projekte të ndryshme që kanë lidhje me edukimin e të rinjve, trajnimin, punësimin, shkëmbimin kulturor, kreativitetin dhe mjedisin. Qendra Youth Act ka marrë liçensën të administrojë Kartën Rinore Evropiane në Shqipëri krahas 38 vendeve të tjera evropiane për grupmoshën 14 – 30 vjeç.

Dëshironi t’i bashkoheni Qendrës Youth Act?

Youth Act  është në kërkim të vullnetarëve, të rinjëve entuziastë, të përgjegjshëm dhe aktivë.

Detyrat e vullnetarëve:

  • Të vij në aktivitetet promovuese të kartës tek universitetet, shkollat e mesme dhe në promocione të ndryshme që do organizohen.
  • Të bëj promocion në terren tek nxënësit dhe studentët për kartën.
  • Të qëndroj në universitete si përfaqësues i Youth Act dhe të informoj studentët për të reklamuar dhe shitur kartën, për plotesimin e formulareve, etj.
  • Të promovoj kartën tek Shkollat e Mesme Jo Publike. Email prezantimi, telefonata dhe takime si perfaqësues i Youth Act.
  • Të bëj takime me bizneset dhe të lidh marrëveshje për të përfituar 10 % deri 70% zbritje çmimesh për përdoruesit e kartës.
  • Të krijoj listën e shokëve dhe shoqëve që mund ti prezantoj avantazhet e kartës dhe ti pajisë me kartë.

Kualifikimet

Preferohet mosha 19 – 30 vjeç;
Preferohet të ketë njohuri bazë të Microsoft word, exel, etj.;
Preferohet të ketë njohuri bazë të gjuhës Angleze, Italiane ;
Të ketë aftësi menaxhimi, organizimi të punës në grup.
Të ketë aftësi të mira në komunikim.

Për të gjithë vullnetarët, Youth Act  do të ofrojë hapësirë të përshtatshme për zhvillimin e aftësive organizative dhe profesionale.Kjo thirrje është vetëm për vullnetarë.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një letër motivimi në adresën e emailit: [email protected]

Personat e përzgjedhur do t’u caktohet një intervistë ku do të përcaktohen dhe angazhimet përkatëse në projektet e ndryshme që zhvillon Youth Act.

Për më shumë informacion mund të na kontaktoni në: + 355 69 331 6551