Njoftim për studentët e interesuar për mbrojtën e gjuhës së huaj nga teste ndërkombëtare, për pranim në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë

16-05-13-07-12-53big_banner_logo_mas_web

Në bazë të Udhëzimit Nr.52, datë 03.12.2015 “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe testeve ndërkombëtarë, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë”, dokumenti i njohjes së gjuhëve, mund të jetë një certifikatë, diplomë apo dëshmi, e lëshuar nga subjekte të njohura nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, për ofrimin e testeve ndërkombëtare.

Të interesuarit gjejnë më poshtë subjektet, gjuhët dhe nivelin e tyre të njohura nga Ministria e Arsimit dhe Sportit

 

Subjekti Gjuha dhe niveli Nr. Prot dhe data e marrëveshjes me MAS Adresa
S.T.A Anglisht B1, B2, C1 Nr.4522, datë 29.04.2016 Rruga “Sami Frashëri”, 23/9, Tiranë
S.T.A Frëngjisht B1, B2, C1 Nr. 4523, datë 29.04.2016 Rruga “Sami Frashëri”, 23/9, Tiranë
British Council – Dega Shqipëri Anglisht Aptis B1, Aptis B2 dhe Aptis C Nr. 5333, datë 25.05.2016 Rruga “Skënderbej”,nr. 12, Ambasada Britarike, 23/9, Tiranë

 

http://www.arsimi.gov.al/files/userfiles/arsimilarte/2015/Udhezim_nr.52_dt_03.12.2015.pdf 

Për më tepër informacion vizitoni faqen zyrtare e STA