sqen

Ndryshimet që do të bëja në qytetin tim | Nga Antigona Llozhi

logoQendra Youth Act është duke zbatuar projektit “YOUth FOR CHANGE”  në Bashkinë e Kurbinit, i cili financohet nga Leviz Albania. Ky është një projekt i cili synon ndërgjegjësimin dhe rritjen e shkallës së përfaqësimit të të rinjve në qeverisjen vendore me synim angazhimin në procese vendimmarrëse dhe aktivitete vullnetare.

Në kuadër të këtij projekti, Qendra Youth Act ka ftuar të gjithë nxënësit pjesëmarrës të shkuajnë material në lidhje me qytetin e tyre dhe se cilat do të ishin 3 gjërat që do të ndryshonin në rast se do të ishin kryetar bashkie.

Mesazh nga Antigona.

“Qyteti im është një qytet me djem e vajza të jashtëzakonshëm, që shkëlqejnë në profesione si mjekësi, mësuesi, në biznes, në informatikë, ekonomi  dhe shumë fusha të tjera. Një komb që nuk arrin të investojë në të ardhmen e rinisë së tij është një komb i dënuar, një komb i dështuar. Rinia është simbol i rëndësishëm i forcës dhe këmbënguljes. Rinia është e ardhmja  e një kombi, ndaj mendoj se investimi më i mirë që mund të bëjmë është investimi në shkolla të reja e me kushte më bashkohore.

Gjithashtu dhe vetmia e moshës së tretë, braktisur nga fëmijët që janë në emigracion është një dramë e kohës sonë. Kjo u shkakton atyre mërzi, stres e depresion. Ndihen të zhvlerësuar dhe pa ndonjë rol në jetë. Të moshuarit nuk mund të trajtohen  për “mëshirë”, por si zotërinj. Prandaj mendoj se hapja e një azili do të ishte zgjedhja më e mirë për moshën e tretë, sepse në fund të fundit do të ishte një investim që do tu shërbejë të gjithëve ,duam apo nuk duam, ajo është e “nesërmja”.

Kujdesi për shëndetin është misionin më i shenjtë dhe delikat për njeriun dhe vetëm spitalet(mjekët) mund të kujdesen për shëndetin e cila lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me ndjenjën e humanizmit dhe përgjegjësinë ndaj personave në nevojë. Në qytetin tim mungon një spital që ofron shërbimet mjekësore, për të gjitha moshat dhe me qëllimin e vetëm për të ofruar shërbime mjekësore të standartave bashkëkohore, ndaj mendoj që është një nga nevojat që Mamurrasi ka.”

Antigona Llozhi – Shkolla e mesme “Arif Halil Sulaj” | Mamurras