MENDO “NDRYSHIMI JEMI NE” | Nga Suela Brozi

youth-development-evidence-based

Sot vendi ynë po përballet seriozisht me shifra te larta të moshës së vjetër. PSE?…….Sepse sot te rinjtë e këtij vendi kanë vendosur të emigrojnë për një jetë më të mirë. Ata mendojnë të ndryshojnë vetëm jetën e tyre. Por i dashur I RI ndalu pak. Ku po shkon kështu? Pse po bëhesh kaq egoist? Pse po mendon vetëm për vete? Ndalu pak dhe mendo se si do të ishte nëse ti nuk do vendosje te largoheshe. Mendo që prindërit e tu nuk të braktisën deri më tani andaj dhe ti mos i braktis ata sot. Mendo se sa e bukur do të ishte jeta pranë familjes tënde dhe në vendin tënd. Mendo se si do të ishte nëse ti do të luftoje për ndryshim, per një ndryshim që do të bënte realitet shumë ëndrra të shumë të rinjve të tjerë që ndoshta nuk e kanë mundësinë tëndë për t’u larguar. MENDO,MENDO,MENDO. Për ata pak të rinj që po mundohen të mos braktisin vendin e tyre por po luftojnë për të. Për ata që kanë më tepër kurajo se ti. Ndoshta nuk ka shumë të tillë dhe arsyeja është kjo sepse shumë të tjerë mendojnë si ti. Por bëhu dhe ti një mbështetje e tyre, një krah që ata mund të mbështeten kur të lodhen, bëhu kurajo që ata të mos dorëzohen, një anëtar më tepër në grupin e tyre, një shpresë më shumë për të tjerët. Ndalu dhe mos ik. Mos lejo që t’i të quhesh një frikacak që nuk është i zoti të luftojë për veten. Mos mendo se ti je NJË dhe kjo nuk do të përbënte ndryshim si një më pak apo një më shumë sepse ka dhe mijëra të tjerë që mendojnë si ti. E vërtetë një përson ,dy apo tre nuk janë të zotët të ndryshojnë asgjë por nëse ne bashkohemi sot të gjithë mund të ndryshojmë gjithçka dhe më kryesoren TË ARDHMEN TONË. Të gjithë së bashku të mos lejojmë të tjerët të vendosin për NE. Të gjithë së bashku sot ne të themi:-” MUNDEMI”. NDRYSHIMI JEMI VETË NE. E ARDHMJA JONË DO TË VENDOSET NGA NE. UNË ,TI , NE TË GJITHË SË BASHKU MUND TË BËJMË NDRYSHIMIN!