sqen

Local youth workshop – We are Europeans

IMG_5876
Qendra Youth Act zhvilloi workshop-in “We are Europeans” me të rinj e studentë në ambientet e Universitetit Marin Barleti. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Regional Youth Compact for Europe” i cili është një inisiativë bashkëpunimi e nisur nga 14 organizata të shoqërisë civile nga vendet e Bashkimit Europian, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë me qëllim rritjen e pjesëmarrjes efektive të shoqërisë civile dhe organizatave rinore në procesin e integrimit në BE.
Qëllimi i aktivtetit ishte informimi i të rinjve mbi rëndësinë e përfshirjes së tyre në procese vendimmarrëse njësoj si bashkëmoshatarët e tyre europianë, sfidat me të cilat mund të përballen dhe angazhimi në projekte konkrete si një hap i sigurtë drejt ndërtimit të një shoqërie demokratike dhe europiane.
IMG_5875 IMG_5873 IMG_5874 IMG_5870 IMG_5871

IMG_5876