Kurs trajnimi EuroPeers, në Gjermani

Kurs trajnimi EuroPeers në Gjermani

Datat: 2-6 Shtator 2017

Vendi: Bonn, Gjermani

Afati i aplikimit: 28  Qershor 2017
Një kurs trajnimi për të rinjtë që kanë marrë pjesë në projektet Erasmus + Youth in Action dhe duan të ndajnë përvojat e tyre evropiane me kolegët e tyre.

Përshkrim i përgjithshëm

Keni qënë pjesë e një Shërbimi Vullnetar Evropian, apo keni marrë  pjesë në një shkëmbim rinor ose keni organizuar një iniciativë rinore? Nëse po, atëherë keni fituar një experience shumë të vlefshme dhe keni njohur Europën nga një perspektivë emocionuese.

A jeni të interesuar të qëndroni të përfshirë dhe të ndani përvojat tuaja me të tjerët? Nëse mund të imagjinoni t’u tregoni të rinjve të tjerë për përvojat tuaja evropiane dhe t’i inkurajoni ata të provojnë eksperienca të tilla, ju ftojmë të bëheni EuroPeer!
EuroPeers janë ata të rinj që kanë marrë pjesë tashmë në një projekt të Erasmus + Youth in Action. Ata ndajnë përvojat e tyre dhe informojnë të rinjtë e tjerë (kolegët e tyre) rreth këtyre mundësive dhe mënyrave të tjera për të shkuar jashtë. Kjo mund të bëhet në mënyra të ndryshme dhe në kuadër të ngjarjeve të ndryshme.

Gjatë këtij trajnimi ndërkombëtar ju do të mësoni se si të organizoni lloje të ndryshme të ngjarjeve të EuroPeer dhe si të ndani në mënyrë efektive përvojën tuaj evropiane me kolegët tuaj. Ju do të merrni pjesë në seminare

– mundësi për të rinjtë për të marrë pjesë në Evropë

– Programet e mobilitetit në Evropë

– Menaxhimi i projektit dhe aktivitetet e PR

– Komunikimi i idesë evropiane
Gjithashtu do të keni kohë për të zhvilluar aktivitetin tuaj të parë EuroPeer. Në fund të trajnimit do të merrni një certifikatë.

Jeni kurioz tani?Informacioni për projektin EuroPeer dhe ngjarjet e mëparshme të organizuara nga EuroPeers gjatë viteve të fundit mund të gjenden këtu

   Kostot

Ky projekt financohet nga programi Erasmus + Youth in Action. Duke qenë i përzgjedhur për këtë kurs, të gjitha shpenzimet (akomodimi, udhëtimi, viza etj.) janë të mbuluara

Nëse ju vini nga vendet e Ballkanit, ju lutem kontaktoni me email tek  see@salto-youth.net  për më shumë informacion rreth detajeve financiare Aplikimi

Për të aplikuar shkarkoni formularin

Kontakt për pyetje:

Vanessa

E-Mail: roetzel@jfemail.de