KURS ONLINE! SI TË SHKRUANI NJË CV DHE LETËR MOTIVIMI!

download

Informacion mbi kursin

Përshkrimi

Ky është një kurs falas dedikuar çdokujt që dëshiron të marrë njohuri të reja mbi shkrimin e nje cv-je dhe letër motivimi. Kursi ndjek hap pas hapi procesin e aplikimit për punë, kështu ju siguron identifikimin dhe aplikimin për punën ideale për ju. Ky kurs përshkruan mënyrat e identifikimit të punës ideale duke u fokusuar në industrinë, funksionin dhe gjeografinë specifike për të siguruar se puna do t’u përshtatet interesave tuaja. Ky kurs gjithashtu përshkruan rëndësinë e një rezymeje dhe letre motivimi të mirëshkruar për ti treguar çdo punëdhënësi potencial se jeni kandidati më i mirë për pozicionin. Ky kurs tërheq të gjithë ata që kërkojnë punësim dhe ata që tashmë janë të punësuar por po konsiderojnë një pozicion të ri.

Çertifikimi

Për t’u kualifikuar për Diplomën apo Çertifikatën tuaj nga kursi ALISON duhet të mësoni dhe të plotësoni të gjithë modulet/kapitujt, si edhe të arrini rezultatin 80% ose më tepër në secilën nga detyrat vlerësuese të kursit. Nëse kjo arrihet, nën titullin « My Certificates (Çertifikatat e Mia) » të faqes së llogarisë suaj (faqja “My Account”) do të shfaqet një link për të blerë diplomën tuaj.

Rezultatet e pritura

Pas përfundimit të kursit nxënësi do të jetë i aftë të:

  1. Përshkruaj rëndësinë e një strukture për të kategorizuar tregun e gjerë të punës
  2. Përshkruaj rëndësinë e përkthimit të interesave tuaja të punësimit në strukturën prej 3 elementesh
  3. Përshkruaj mënyrën e gjetjes së industrive, funksioneve që ju interesojnë
  4. Përshkruaj se si rezymeja është një dokument marketingu që shet kandidaturën tuaj dhe ju përfaqëson kur nuk jeni prezent
  5. Listojë ide specifike mbi mënyrën e renditjes së arritjeve tuaja dhe krijimit të një rezymeje që u vërteton vlerën tuaj punëdhënësve
  6. Përshkruaj rëndësinë e qartësisë në shkrimin e rezymes
  7. Kryej punën paraprake të nevojitur për të shkruar një letër motivimi që tërheq vëmendjen

FILLONI KURSIN