sqen

Kurs FALAS online! “Menaxhimi dhe Lidershipi: Të drejtosh një skuadër”

OU_transparent

Ky kurs është pjesë e programit të Menaxhimit dhe Lidershipit, i cili do të zgjasë katër javë dhe do t’ju udhëheq përmes disa aspekte kyçe të udhëheqjes dhe menaxhimit të mirë.

Kursi  ofrohet FALAS nga Universiteti Open, dhe është krijuar  për persona që duan të bëhen menaxherë në të ardhmen e tyre, për menaxherë të rinj me ose pa përvojë dhe kushdo tjetër që është i interesuar në tematikën.

Universiteti Open është  institucioni më i madh akademik në Britaninë e Madhe dhe një udhëheqës botëror në të mësuarin fleksibël në distancë.

Rreth kursit:

Ky kurs  trajton thelbin e menaxhimit të organizatave. Të kuptuarit se kush është i rëndësishëm në një organizatë është një pikë shumë e mirë fillimi.Të ndërtosh marrëdhenie të mira me njerëzit dhe grupet e interesit është kohë e shpenzuar me efektivitet.E tillë është koha  me planifikimit. Siç ka thënë dikush: ” Të dështosh në plan është si të planifikosh dështimin”. Nëse nuk ka plan, cili është ndryshimi mes suksesit dhe dështimit? Nëse nuk ka plan, si kuptohet nëse gjithçka po shkon mirë ose keq?

Aplikantët mund të marrin një çertifikatë të verifikuar pas përfundimit të kursit, gjithashtu studentët mund të zhvillojnë një plan biznesi dhe të  ndërtojnë një ekip me një nga dy kurset  e programit të Menaxhimit dhe Lidershipit.

Data e fillimit : 21 Nëntor

Tema: Menaxhim dhe Lidership

Kohëzgjatja: 4 javë / 3 orë në javë

Gjuha: Anglisht

Çertifikatë: E disponueshme

Për të filluar kursin klikoni këtu