Ky kurs është pjesë e programit të Menaxhimit dhe Lidershipit, i cili do të zgjasë katër javë dhe do t’ju udhëheq përmes disa aspekte kyçe të udhëheqjes dhe menaxhimit të mirë.
Kursi ofrohet FALAS nga Universiteti Open, dhe është krijuar për persona që duan të bëhen menaxherë në të ardhmen e tyre, për menaxherë të rinj me ose pa përvojë dhe kushdo tjetër që është i interesuar në tematikën.
Universiteti Open është institucioni më i madh akademik në Britaninë e Madhe dhe një udhëheqës botëror në të mësuarin fleksibël në distancë.
Rreth kursit:
Ky kurs trajton thelbin e menaxhimit të organizatave. Të kuptuarit se kush është i rëndësishëm në një organizatë është një pikë shumë e mirë fillimi.Të ndërtosh marrëdhenie të mira me njerëzit dhe grupet e interesit është kohë e shpenzuar me efektivitet.E tillë është koha me planifikimit. Siç ka thënë dikush: ” Të dështosh në plan është si të planifikosh dështimin”. Nëse nuk ka plan, cili është ndryshimi mes suksesit dhe dështimit? Nëse nuk ka plan, si kuptohet nëse gjithçka po shkon mirë ose keq?
Aplikantët mund të marrin një çertifikatë të verifikuar pas përfundimit të kursit, gjithashtu studentët mund të zhvillojnë një plan biznesi dhe të ndërtojnë një ekip me një nga dy kurset e programit të Menaxhimit dhe Lidershipit.
Data e fillimit : 21 Nëntor
Tema: Menaxhim dhe Lidership
Kohëzgjatja: 4 javë / 3 orë në javë
Gjuha: Anglisht
Çertifikatë: E disponueshme
Për të filluar kursin klikoni këtu