Kujdesu për veten dhe për ato që rrethojnë, bashkë do ia dalim | Nga Anxhela Nelaj

Kujdesu për veten dhe për ato që rrethojnë Anxhela NelajIku 2019 duke lënë pas tragjedinë e 26 nëntorit, tërmetin e fuqiashëm i cili mori 51 jetë njerëzish të pafajshëm. Ndenjëm netë të tëra pa gjumë duke shpresur që e njëjta gjë të mos përsëritej.

Ishte mëngjesi i 9 marsit 2020 kur u zbulua i prekuri i parë me COVID-19. Kishim dëgjuar shumë për këtë armik të padukshëm, por se kishim menduar se mund të vinte aq pranë nesh. Ditët e fillimit ishin shumë alarmante, duke parë që dhe rastet po shtoheshin cdo ditë e më shumë.

A e vutë re dhe ju se kjo pranverë erdhi shumë e vakët? Besoj se po. Pemët dhe lulet celën përseri duke zyrtarizuar ardhjen e pranverës, por kjo nuk mjafton. Rrugët bosh, pa harmoninë dhe gjallërinë që i japim vetë ne njerëzit. Zëri i ëmbël i vogëlushëve mungonte kjo nga pasoja e karantinimit.

Virusi mbërtheu tërë globin duke prekur shumë persona ku fatkeqësisht një pjesë e tyre dhanë shpirt. Si cdo e keqe tjetër apo rrezik që po i kanoset planetit të gjitha kanë një fajtor. Nuk duhet të lodhemi duke hulumtuar në internet apo në cdo lloj informimi të mundshëm dhe të drejtojmë gishtin diku tjetër. Në fakt gishti duhet drejtuar tek vetë ne. Ne jemi vetë fajtorët.

Në rastin e virusit askush nuk duhet të dilte dhe të bënte “të fortin” kundër armikut dhe të rrezikonte të dashurit e tij. Kujdesi duhej të ishte që në fillimet e perhapjes se tij. Ne vetë mund ta ndalonim që të mos përhapej sepse e mira e këtij virusi ishte që nuk përhapej nga ajri.
Nuk duhej të kishim kontakt fizik kjo ishte e gjitha.

Për këtë u vendos dhe karantina. Të qëndrosh në karantinë do të thotë të jesh i ndarë nga njerëzit e tu të dashur dhe të qëndrosh i mbyllur ne shtëpi. Ishte më e mira e mundshme që mund të bënim ne si qytetarë për tu kujdesur për veten dhe të tjerët rreth nesh.

Kemi kalur shumë kohë me familjen,por nuk i kemi dhënë dashuri gjyshërve tanë nga frika që na kaplonte brenda vetes.

Gjatë kësaj periudhe heronjtë tanë ishin mjekët dhe mësuesit tanë të dashur. Mjekët pa asnjë lloj ngurrimi pranuan t’i vijnë në ndihmë popullit te tyre dhe popullit fqinj Italisë edhe pse ishin shumë të rrezikuar nga virusi pasi ishin ne kontakt të drejtepërdrejtë me pacientët mbartës.

Mësuesit tanë krijuan ura lidhëse virtuale me ne që të mos na mungonte dashuria e tyre dhe dituria e tyre për ne. Për orë të tëra nuk shprehën asnjëherë lodhjen e tyre. Cdo ditë ngriheshim me përshendetjet e tyre te ëmbla dhe shpresëdhënëse që situata e krijuar do të kalonte.

U jam shumë mirënjohëse mësuesve, mjekëve dhe të gjithë atyre që u munduan që kjo përiudhë të mos ishte shumë e veshtirë.

Përsëri këto ditë rastet e po rriten,por duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të duruar që në fund të mund të përqafohemi pa asnjë lloj ngurrimi me të dashurit tanë

Kujdesu për veten dhe për ato që rrethojnë.

#QËNDRONËSHTËPI
#BASHKËDOI’ADALIM

PUNOI:
Anxhela Nelaj
Gjimnazi “Arif Halil Sulaj”
Mamurras