sqen

Stafi

  • SABINA BORAKAJ
    Drejtor Ekzekutiv
    Ka përfunduar studimet e larta për Shkenca Politike dhe Master Shkencor për Studime Europiane dhe Administrim Publik. Eksperiencë disa vjecare në zbatimin e projekteve të ndryshme Kombëtare dhe Europiane me fokus të rinjtë. Koordinatore e Kartës Rinore Evropiane (EYCA) për territorin shqipëtar.
  • SUELA TOPI
    Specialist Finance
    Ka përfunduar studimet universitare pranë Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë dhe Master në Menaxhim Bioznesi. Ka një eksperiencë të gjerë si Specialiste Finance në sektorin privat dhe në organizata jo-fitimprurëse. Ka një eksperiencë të gjere në menaxhim dhe administrim biznesi si dhe koordinim të projekteve të ndryshme.
  • ELDA MAMOÇI
    Koordinatore
    Ka një eksperiencë të gjatë si producente dhe eksperte e eventeve artistike, kulturore, sportive dhe shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu ka një eksperiencë profesionale në mësimdhënie në fushën e turizmit, organizim e planifikim eventesh dhe në menaxhimin dhe koordinimin e projekteve me fokus rininë.
  • ERION MUÇA
    Ekspert Komunikimi
    Ka përfunduar studimet e larta Bachelor dhe Master në Gazetari dhe Shkenca Komunikimi pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Departamenti i Gazetarisë dhe Shkencave të Komunikimit. Ai gjithashtu është Gazetar dhe Opinionist, prezent në media me shkrime dhe studio televizive prej më shumë se 10 vitesh.
  • ALMA GJONI
    Koordinatore zyre
    Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Dega Anglisht. Pas përfundimit të studimeve ka dhënë kontributin e saj në sektorin e arsimit parauniversitar si mësuese e gjuhës angleze, si dhe në arsimin universitar si pedadoge e jashtme. Gjatë kësaj periudhe ka kryer me sukses programe trajnimi dhe certifikimi në fushën e edukimit të ofruara nga organizma ndërkombëtarë dhe instuticionet arsimore.
  • IRISI ASA
    Koordinatore
    Ka përfunduar studimet e larta për Marketing, Publicitet dhe Marrëdhënie me Publikun si dhe Master profesional për Marketing dhe Menaxhim operacionesh. Aktiviste dhe pjesëmarrëse prej vitesh në trajnime dhe aktivitete të ndryshme me fokus fuqizimin e politikave rinore.
  • KLEJDI TOSKA
    Koordinator
    Ka perfunduar studimin bachelor në në degen Financë-Kontabilitet dhe vazhdon master shkencor në degen Kontabilitet. Gjatë kësaj periudhe ka kryer me sukses disa programe trajnimi lidhur me fushën e financës.