sqen

Konkursi për Artikullin më të mirë- 16 dhjetor 2016

konkurs-obrazek

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë për  konkursin zhvilluar në kuadër të rubrikës më të re të EuroSpeakDritare për të Rinjtë dedikuar posaçërisht angazhimit të të rinjve: hulumtues dhe gazetarë të rinj, studentë dhe të rinj të interesuar për të shkruar mbi mbarëvajtjen e procesit të Integrimit Europian dhe BE-së si Union. Duke e vlerësuar vitin 2016 një vit të suksesshëm dhe frutdhënës për projektet dhe aktivitet e organizatës, sidomos në kuadër të bashkëpunimit dhe angazhimit të të rinjve dhe rritjes e fuqizimit  të Rrjetit të Mbështetësve, EMA shpall Konkursin e Artikujve, ku  artikujt më të mirë do të shpërblehen me çmime.

 

Qëllimi i këtij konkursi është rritja e interesimit të të rinjve për procesin europian të Shqipërisë dhe ngjarjeve më të fundit në Europë, duke zhvilluar mendimin kritik dhe duke shprehur këndvështrimin e tyre ndaj këtyre proceseve. Cilat janë mendimet e të rinjve shqiptarë për këto zhvillime si dhe pritshmëritë e tyre ndaj progresit që Shqipëria apo Rajoni i Ballkanit po realizon drejt anëtarësimit të familjes europiane? Po roli i të rinjve cili është dhe cilat janë sfidat që ata hasin?

Më poshtë gjeni tematikat  orientuese për punimet dhe artikujt që mund të realizohen:

Zhvillimet e fundit brenda Shqipërisë

Progresi i shtetit shqiptar në realizimin e pesë prioriteteve:

1-Krijimi i një administrate profesioniste dhe të depolitizuar

2-Forcimi i pavarësisë të institucioneve të drejtësisë

3-Lufta kundër korrupsionit

4-Lufta kundër krimit të organizuar

5-Mbrojtja e të drejtave të njeriut

Fokusi te rajoni i Ballkanit Perëndimor

-Sfidat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe si pasqyrohen ato në perspektivën europiane në kuadër të procesit të Berlinit

-Roli i Shqipërisë në rajon, parimi i fqinjësisë së mirë dhe marrëdhëniet strategjike mes shteteve të Ballkanit Perëndimor

Përfshirja e të rinjve shqiptarë në procesin e Integrimit Europian

 Jeni të lutur ta shpërndani thirrjen me të gjithë rrjetin tuaj të mbështetësve apo të tjerë të rinj që e vlerësoni se do të kishin interes për një mundësi të tillë.

Afati i fundit i aplikimit është data 16 dhjetor.

 ******

Kriteret për punimin e artikullit janë si vijon:

  • Numri i fjalëve duhet të përfshijë nga 500 në 1500 fjalë;
  • Artikulli nuk duhet të jetë një studim apo kërkim i tillë si punim kursi, disertacion etj.;
  • Gjuha e përdorur duhet të jetë shqipja standarde;
  • Duhet citohen referencat e artikullit;
  • Artikulli duhet të jetë në formatin Word me emërtimin: “Emër Mbiemër-Titulli i Artikullit” dhe duhet të dërgohet në adresën e emailit: [email protected] me subjektin: “Konkursi për Artikullin Dhjetor 2016”.