sqen

Konkursi i parë Rajonal mbi veprën e Viktor Hygo “Të mjerët” | Fier

62225870_1234354793408930_7078809890034024448_n

Në datën 05 qershor 2019, në qytetin e Fierit, në mjediset e qendrës rinore “Epoka” me pjesëmarrjen e dy gjimnazeve publike të qytetit, gjimnazit “Janak Kilica” dhe “Perikli Ikonomi” u zhvillua faza rajonale e Konkursit të Letërsisë mbi veprën e autorit francez Viktor Hygo “Të mjerët”. Në përfundim të këtij konkursi, ku u ndeshën nxënës të klasave të X-ta dhe të XI-ta, fituese u shpall skuadra e paraqitur nga gjimnazi “Janaq Kilica” me një performancë tepër të mirë. Kjo skuadër do të vijojë në Finalen e Madhe të Konkursit që do të mbahet në Tiranë.

Ky konkurs u zhvillua në kuadër të projektit “Të promovojmë të drejtat e fëmijëve dhe të të rinjve përmes kryeveprave të letërsisë”. Projekti zbatohet nga Qendra Youth Act, i financuar nga Bashkimi Europian dhe me mbështetjen e World Vision in Albania and Kosovo dhe South East European Youth Network.

61731048_1234353893409020_4469070443952734208_n 62132902_1234354563408953_1001938109773905920_n 62206181_1234354723408937_1432599037504126976_n IMG-20190605-WA0016 IMG-20190605-WA0022 IMG-20190605-WA0024