Konkursi i parë Rajonal mbi veprën e Viktor Hygo “Të mjerët” | Durrës

IMG-20190603-WA0055

Në datën 03 qershor 2019, në Qendrën për Trajnime të të Rinjve, në qytetin e Durrësit u zhvillua faza rajonale e Konkursit Letrar mbi veprën e Viktor Hygo “Të mjerët” me pjesëmarrjen e 3 gjimnazeve publike të këtij qyteti, gjimnazi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, gjimnazi “Naim Frashëri” dhe gjimnazi “Leonik Tomeo”. Në përfundim të kësaj gare fituese u shpall skuadra e paraqitur nga shkolla “Naim Frashëri”, e cila do të vijojë në Konkursin e fazës finale të Projektit, me pjesëmarrjen e të gjitha qyteteve të targetuara në këtë projekt.

Ky konkurs u zhvillua në kuadër të projektit “Të promovojmë të drejtat e fëmijëve dhe të të rinjve përmes kryeveprave të letërsisë”. Projekti zbatohet nga Qendra Youth Act, i financuar nga Bashkimi Europian dhe me mbështetjen e World Vision in Albania and Kosovo dhe South East European Youth Network.

IMG-20190603-WA0045

IMG-20190603-WA0031 IMG-20190603-WA0044 IMG-20190603-WA0051 IMG-20190603-WA0024 IMG-20190603-WA0027