sqen

KONKURS “Unë Zgjedh të Flas – Shkruaj dhe Fito”

write-my-essay

Student Economic Forum fton gjithë studentët dhe gjimnazistët të bëhen pjesë e konkursit “UNË ZGJEDH TË FLAS”, një konkurs ku përveç shpalljes së fituesve të 10 shkrimeve më të mira, ka si qëllim të inkurajojë dhe të promovojë të rinjtë që ngrenë zërin për çështje dhe problematika të ndryshme, të karakterit ekonomik, social dhe politik, që shqetësojnë sot shoqërinë Shqiptare.

Nëse ti je një i ri/re që zgjedh të flasësh, zgjedh të përfaqësosh interesat e një komuniteti, zgjedh të analizosh një fenomen, zgjedh të tregosh realitetin ashtu sic ti e sheh, atëherë je i/e mirëpritur të aplikosh për t’u bërë pjesë e konkursit “ UNË ZGJEDH TË FLAS” duke na derguar max 2 faqe A4 në linkun vijues shkrimin tuaj. 

Konkursi është i ndarë në 3 faza:

Faza e parë fillon me aplikimet, vazhdon me përzgjedhjen e shkrimeve fituese dhe përfundon me anëtarësimin e fituesëve në SEF, faza e parë mbyllet më 14 nëntor 2016.

Faza e dytë vazhdon me publikimin e shkrimeve në faqen zyrtare të Student Economic Forum facebook dhe web, që zgjat 10 ditë.

Faza e tretë do të jetë shpallja e 10 fituesve më të klikuar online në facebook dhe web-in e SEF. Në një datë të afërt nga ajo e shpalljes së fituesve online do organizohet ndarja e çmimeve dhe certifikatave.

Çmimi i parë do të fitojë 20.000 lekë të reja, çmimi i dytë do të fitojë 7.500 lekë të reja dhe i tretë do të fitojë 5.000 lekë të reja.

Vendi parë, i dytë dhe i tretë do përcaktohet me këtë lloj formule: 70% e vlerësimit do bëhet nga like, share, komentet në facebook dhe klikueshmeria në portalin e SEF, dhe 30% do përcaktohet nga një juri gazetarësh dhe opinonistësh profesionistë të ftuar për vlerësimin e shkrimeve nga SEF.

Formula e cila do përcaktojë fituesit është vlerësuar me një nivel të lartë besueshmërie, trasparence dhe verifikueshmërie nga organizata dhe juria.

Të gjithë aplikuesit do pajisen me certifikatë pjesëmarrje në ceremonin e ndarjes së tyre pranë Qëndrës Rinore Tiranë nga Student Economic Forum.

Fituesit e 3 vendeve të para do ndajnë eksperiencën e këtij konkursi në disa emisione televizive duke përcjell kështu edhe mediatikisht problematikat kryesore ngritura nga të rinjtë në shkrimet e tyre.

APLIKO   KETU

SUKSESE PJESËMARRËSVE!