ERASMUS + Konkurs “ Europa ime”!

erasmus

Ese dhe Konkursi i Arteve të Bukra

“Europa ime”

Përshkruani eksperiencën tuaj në Erasmus nëpërmjet artit! Ndani historinë tuaj frymëzuese me ne!

Kategoritë

  • Ese-ja më e mirë – 100 €
  • Fotografia më e mirë – 100 €
  • Piktura më e mirë – 100 €  ( vizatim, pikurë, skulpturë, video etj),

Shënim: 10 esetë dhe punimet më të mira do të publikohen në albumin e konkursit dhe do të shpërndahen në faqen e website.

Kriteret:

Të gjithë shtetasit Shqiptarë të cilët kanë qënë pjesë e programit Erasmus+ ose programet më të hershme (Tempus, Erasmus Mundus, Jean Monnet, YOUTH) kanë të drejtë të aplikojnë.

Pjesëmarrësve i lejohet të sjellin vetëm  një ese dhe deri në tre vepra të mira artistike.

Puna e paraqitur duhet të jetë origjinale dhe të mos jetë riprodhim ose derivat i një vepre tjetër. Vetëm punimet e bëra pas dates 15 Maj 2017 do të pranohen.

  • Gjuha e esesë: Shqip ose Anglisht. Nuk duhet të jetë më se 1000 fjalë. Të gjitha citatet ose faktet e pazakonta duhet të përmenden në mënyrë të përshtatshme.

** Fotografia duhet të shoqërohet me një shkrim deri në 150 fjalë, duke treguar ndikimin që Erasmus ka pas tek ju.

Afati i fundit për të aplikuar: 15 Shtator 2017

Ju duhet të dërgoni punimin tuaj në zyrën e Erasmus+ në Shqipëri në adresën: Sheshi Skënderbej, Pallati i Kulturës, Kati 3; ose me email në adresën: albania@erasmusplus.al me subjekt “My Europe”.

Dërgoni punimet tuaja, ndani eksperiencën tuaj dhe bëhuni fitues!

Tregohuni të kujdesshëm për kriteret dhe afatin e aplikimit.

Për më shumë informacion klikoni Këtu