Kamp Informatike në Varshavë

timthumb-5

Afati I  fundit për aplikim: 25 Nëntor 2016

E hapur për: Gazetarë dixhital, bloggers dhe aktivistë CSO nga Shqipëria,Armenia, Azerbaxhani, Belarus, Bosnia, Bullgaria, Kroacia, Ceke, Estonia, Finlanda, Georgia, Greqia, Hungaria, Italia, Kazakistani, Kosova, Kirgizstan, Latvia, Lituania, Maqedonia, Moldova, Mali I Zi, Poloni, Romania, Serbia, Slovakia, Slovenia, Zvicra, Taxhikistan, Ukraina.
Vendodhja: 15-17 Shtator, 2017, Varshav Poloni

 

Përshkrimi:

2 ditë kamp informatike dhe 1 ditë konferencë për trended më të reja dixhitale, dhe do të zhvillohet nga trajnerët më të mirë nga gjithë bota, që do të marrin pjesë në Varshave,Poloni më 15-17 Shkurt 2017.

Temat:

  1. Shkrim Kritik për Median: Si të dallosh propagandën dhe manipulimin nga përmbajtja e vërtetë ,gjatë marrjes  së informacionit 24/7  nga burimet mediatike dixhitale? Shembuj nga aktivitete  edukuese nga ekspertët në terren.
  2. Trajnim për gazetari të pavarur dhe të qëndrueshme: Si të arrish një  status financiar të mjaftueshem duke shkruar raporte vërtetë të pavarura? Modele Biznesi të cilat funksionojnë për median kontemporane si për shembull: mendime fillestare për të krijuar një program për mbledhje fondesh.
  3. Të dhëna vizuale të përgjegjshme: Përdorimi i mjeteve dixhitale për të mbështetur kuptueshmerinë e publikut për cështjet në lidhje me shoqërine komplekse, me ekonominë dhe problemet politike. (sondazhe) Prezantime dhe mbledhje pune nga praktikuesit të cilët marrin të dhëna të shumta nga media dhe I kthejnë ato në grafikeinformues.
  4. Standarte Profesionale dhe mjete ICT në gazetarinë civile:

Duke kuptuar standartin e gazetarisë profesionale ndryshe nga transmetimi i lajmit tek marrësit në mënyrë direkte – Do t’iu japi mundësi dhe një sfidë për tu bërë një gazetar i suksesshëm.

 

Tek Kampi i Informatikes, pjestarët do të marrin pjesë në workshop-et me trajnere internacional, do të takojnë profesionistë në terren nga Polonia, do të punojnë në grupe për të zhvilluar projekte të përbashkëta. Projektet më të mira do të shpallen fituese për  mini-grante.

 

Kushtet e Pranueshmërisë:

Gazetare dixhital, bloggers dhe aktiviste CSO nga Shqipëria,Armenia, Azerbaxhani, Belarus, Bosnia, Bullgaria, Kroacia, Ceke, Estonia, Finlanda, Georgia, Greqia, Hungaria, Italia, Kazakistani, Kosova, Kirgizstan, Latvia, Lituania, Maqedonia, Moldova, Mali I Zi, Poloni, Romania, Serbia, Slovakia, Slovenia, Zvicra, Taxhikistan, Ukraina.

 

Pagesat:

Organizatorët do të mbulojnë fluturimin , ushqimin dhe qëndrimin gjatë kohëzgjatjes. Pjestarët e kampit të Informatikës janë të ftuar të marrin pjesë  në ditën e dytë të  Konferencës së Bashkëpunimit  në 17 Shkurt 2017.

 

  • Konferenca do të zhvillohet në Qendrën e Kopernikut në 16-17 Shtator. Do të mikpres mbi 400 pjestarë dhe 24 të ftuar nga gjithë bota, për të folur për komunikacionin dixhital dhe sipërmarrjen.
  • Pjesmarrës të zgjedhur janë të detyruar të marrin vizë dhe sigurime për udhëtimin , të cilat nuk mbulohen nga organizatorët. Organizatorët do të ndihmojnë me dokumentat e nevojshme.

 

Si mund të aplikosh?

Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë ,ju lutemi të aplikoni KETU

Aplikantët e zgjedhur do të njoftohen më 15 dhjetor 2016.