Informacion lidhur me studimet në Europë

Top-5-Countries-Where-You-Can-Study-for-Free-in-2016

Studimet në Finlandë

(Doktoraturë Falas)

Bazuar në  studyinfinland.fi

Pavarësisht nivelit te studimit, dhe për të gjithë personat me kombësi Evropiane, në Finlandë për momentin nuk ka tarifa pagese për studimin, ndërsa për të gjithë studentët me kombësi jo-evropiane, do të prezantohen të gjitha tarifat në vjeshtën e 2017 mbi studimet Bachelor apo Master (të gjitha studimet në anglisht).


Ndërsa studimet për doktoraturen do të jenë falas për të gjithë.

Eshtë e rëndësishme të kujtoni që pavaresisht se nuk ka tarifa për studimin, duhet të bëni nje planifikim të mirëfilltë financiar, pasi shpenzimet e tjera, si shpenzimet e jetesës (ushqimi, qera, taksa) janë të mbuluara nga vetë person..

Per momentin, bursat janë kryesisht në dispozicion vetëm për studime të nivelit të doktoraturës dhe kërkime të caktuara.

Kostot e studimit në Finlandë: Një përllogaritje e shpenzimeve mesatare te përgjithshme për vetem një student në Finlandë varion nga 500-800 euro në muaj.

Lista institucioneve: http://www.studyinfinland.fi/wheretostudy

Lista bursave: http://www.studyinfinland.fi/scholarships

 

Studimet në Norvegji

Bazuar në  Studyinnorway.no

Universitete shtetërore në Norvegji, përvec një pagese nga 300-600 euro per sememester, si rregull nuk aplikojnë tarifa të tjera pagese për asnjë nga studentët, duke përfshirë dhe studentët me kombësi të huaj (jo norvegjezë). Kjo, është për të gjitha nivelet e studimit, BA, Master, Ph.D.
E megjithate disa universitete mund të kenë tarifa pagese për programe të veçanta studimi që janë zakonisht të studimeve Master.

Ndërsa, universitetet private kanë tarifa pagese për të gjitha programet e studimit dhe kurset. Pavarësisht kësaj, pagesat në Norvegji janë përgjithësisht më të ulta se në shtetet e tjera Evropiane. Për studentët që vijnë nga jashte pagesat janë të njejta me ato te studentëve norvegjeze.

Duhet marrë në konsideratë se kostot e jetesës në Norvegji për nje vit variojnë nga 9,000-10,000 euro.

Lista e universiteteve në Norvegji: http://www.studyinnorway.no/Where-can-I-study

 

Studimet në Gjermani

Bazuar në  internationale-studierende.destudy-in.de, dhe  research-in-germany.org

Që prej Tetor 2014, të gjitha universitetet në Gjermani, do jenë falas për të gjithë studentët. Vetëm disa universitete kanë një pagesë semestrale prej max. 50 euro por që mund të anullohet në vitet më vonë të studimeve.

Për studimet Master, shumica e universiteteve në Gjermani kanë një pagesë, që në krahasim me shumë prej shteteve evropiane është shumë e ulet. Për studimet Ph.D. është e nevojshme të paguhet perafërsisht 150-200 euro për semester.

Kostot e jeteses në Gjermani: Duke përfshire, transport, akomodim, ushqim përllogaritet afërsisht 500-800 euro.

Lista universiteteve: https://www.study-in.de/en/plan-your-studies/find-programme-and-university/

 

Studime falas në  Austri

Për të gjithë studentët që nuk janë pjesë e BE, universitetet publike në Austri përfshijnë një pagesë nga 365-730 euro për semester, plus 17.50 euro për anëtarësimin në unionin e studentëve dhe një pagesë për siguracion prej 50 eurosh. Nëse jeni prej një shteti pak të zhvilluar ekonomikisht, mund të përjashtohen pagesat e tarfifave semestrale dhe të paguani vetëm anëtarësimin në unionin studentor dhe siguracionin.

Kostot e jeteses ne Austri përllogariten afërsisht në 800 euro në muaj.

Lista universiteteve: http://www.studyinaustria.at/study_in_austria/higher_education_institutions/