Hapet Thirrja për Bursa për Studentët !!!

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët dhe stafin akademik për mësimdhënie të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Valencias, Spanjë për vitin akademik 2017-2018.
Hapet Thirrja për Bursa për Studentët dhe Stafin e Universitetit të Tiranës në Universitetin Valencia, Spanjë në Kuadër të Programit Erasmus +
Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët dhe stafin akademik për mësimdhënie të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Valencias, Spanjë për vitin akademik 2017-2018.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime
– Mësimdhënie për stafin akademik
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
Kohëzgjatja e bursave:
– Bachelor (6 muaj);
– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit (vetëm për stafin);
Fushat e studimit:
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti i Valencias, klikoni në adresën:
http://www.uv.es/…/es…/graus/oferta-graus-1285846094474.html
Info e përgjithshme:
http://www.uv.es/…/i…/general-information-1285847261729.html
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);
– Kompensimin ditor 120 Euro (për stafin);– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

 Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
-CV (në gjuhën angleze);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti;
-Listë notash (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze;
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1/ Spanjisht B1);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Valencias lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/imag…/Bursat/Learning_Agreement.pdf 
Kujdes: Vetëm studentët bachelor të vitit të II-të (aktualisht) mund të aplikojnë.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik për mësimdhënie:
– CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze/spanjolle në vartësi të programit të studimit në nivelin B2;
– Vërtetim Punësimi;
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;
*Mobility Plan është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë periudhës së mobilitetit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus + Z. Elton Skendaj.

Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit klikoni në adresën:http://www.unitir.edu.al/…/Bursat/Teaching_Mobility_Plan.pdf

Afati për aplikim: 31 Mars 2017

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Komunikimit, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al me subjekt: “Aplikim për bursë në Universitetin e Valencias, emrin dhe mbiemrin tuaj”.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!