Forumi Rinor Rajonal | Prishtinë

600600p487EDNmain20191106_173757

Në kuadër të projektit “Regional Youth Compact for Europe”, përfaqësues të Qendrës Youth Act morën pjesë në trajnimin  e radhës i cili u zhvillua në Prishtinë në datat 5 me 7 nëntor 2019.

Në dy ditët e trajnimit, ku pati përfaqësues nga organizatat partnere si: Kosova, Serbia, Mali i zi, Maqedonia e veriut, Shqipëria dhe Italia. Në ditën e parë të takimit u mbajt trajnimi në lidhje me emigrimin dhe rritjen ekonomike nga Levent Koro, i cili ishte përfaqësues i Bankës Botërore në Kosove si dhe trajnim mbi “International Labour Organization and its Decent Ëork Agenda in the Ëestern Balkans” nga lektori Jovan Protić i cili ishte përfaqësues i ILO në Serbi.

74324004_2469581916664204_2717139789127090176_n

Qëllimi i të dy trajnimeve ishte që të evidentonte trendet e reja në ballkan në lidhje me punësimin dhe me emigrimin. Duke theksuar se situata ishte e njëjta në vendet e ballkanit perëndimor. Rritja e emigrimin, duke sjellë një rënie të moshës mesatare të popullsisë, një rënie të lindshmërisë probleme të cilat shoqërohen edhe me papunësi të lartë, etj. Nga ana tjetër u diskutua në lidhje me të drejtat e punonjësve, duke evidentuar punën e fëmijëve dhe punën në të zezë. Në të dyja trajnime e mbajtura,  u organizuan punë në grupe për të evidentuar një problem në rajon dhe evidentimi ose propozimi i zgjidhjeve potenciale bazuar në eksperiencat e grupit. Disa nga temat e trajtuara ishin: brain drain, brain gain, emigrimi, edukimi i keq, reformat në arsim, korrupsioni, puna në të zezë, etj.

img_8056

Në ditën e dytë ku u mbajtën edhe dy trajnimet e radhës fokusi i secilit prej tyre ishe: “Regional Youth Forum” u mbajtur nga përfaqësuese e GIZ në Kosovë. Fokusi kryesor i këtij trajnimi ishte evidentimi i problemeve në Ballkan dhe mbi të gjitha në Kosovë duke u bazuar në raportin e Bankës Botërore si dhe në raportin e UNDP-së. Së në të gjitha raportet ndërkombëtare evidentohej e njëjta problematike: mungesa e besimit në institucionet kombëtare, emigrim, ikja e punonjësve të mirë edukuar, etj.

74896539_2475451519410577_4233465086603165696_n

Trajnimi i fundit për ditën e dytë lidhej me “Social Cohesion in the EU and the Western Balkans” i mbajtur nga Ivan Sekulović Policy Advisor, Center for Democracy Foundation. Seksion i cili u fokusua tek kohezioni social, tek pabarazia në vendet e rajonit, tek ritmet rënëse të rritjes ekonomike, etj.

75271478_2471434226478973_2458920454006505472_n 73227671_2475451246077271_5155867819463671808_n