Finlanda, qeverisja që unë do doja | Nga Marjana Koçeku

3de259fe-7548-442e-930f-7ab6101efb3c

Pas luftës së dytë botërore shumë liderë u përpoqën të krijonin vende të lira ku ekonomia të funksiononte lirshëm, tregu të vetërregullohej dhe shtetet të kishin marredhenie të mira ndërmjet tyre. Shumë tentativa dështuan pasi totalitarizmi dhe autoritarizmi gllabëruan shumë shtete duke përfshirë këtu dhe Shqipërinë. Ndërkohë që vendi ynë u kap nga duart e hekurta, disa vende perëndimore dhe nordike arritën në ato stade lirie dhe zhvillimi që imagjinata jonë as nuk arrinte t’i cekte dot. Finlanda e fitoi pavarsinë në vitin 1917, 5 vite më vonë se vendi ynë. Ishte 600 vjet pjesë e Suedisë dhe për 208 vite qëndroi e inkorporuar në mbretërinë Ruse, por kjo nuk e ka ndaluar që të jetë një ndër vendet më të zhvilluara në botë, shembull i jashtëzakonshëm demokracie dhe pionere në ekonomi dhe zhvillim. E drejta civile, barazia gjinore, te drejtat e punetoreve dhe zhvillimi human janë të shenjta në Finlandë. Respektimi maksimal i institucioneve demokratike ka bërë që ky shtet të jetë i pari për edukimin, konkurrueshmërinë ekonomike, standartet e jetesës dhe zhvillimin human. Finlanda ka një qytetari tejet aktive, ku llogaridhënia dhe transparenca nuk janë thjesht koncepte por institucione kryesore demokratike që bëjnë që Finlanda ta ketë korrupsionin në nivele minimale. Finlanda zë vendin e parë në botë për lirinë e medias dhe stabilitetin ekonomiko-politik. Të gjitha këto kanë sjellë siguri sociale maksimale duke e bërë Finlandën kombin më të lumtur në botë sipas raportit global të lumturisë. Në Finlandë kushtetuta është e shenjtë dhe për të bërë ndryshime në të ka aq procedura saqë e bëjnë atë pothuajse të pandryshueshme. Duhet miratim sipas rregullit 166/200 dy herë rresht dhe me një cikël zgjedhjesh në mes, në mënyrë që të bëhet ndryshimi. Ndryshimi i fundit është bërë në vitin 2000. Që qeveria të jetë një qeveri e legjitimuar, duhet të jetë e përbërë nga të paktën dy ose tre parti politike që qeverisin bashkë në koalicion.

Vetëm një herë në historinë e saj Finlanda është qeverisur nga një parti e vetme. Parlamenti finlandez nuk arrin në absurditete nga etja për lavdi dhe pushtet, por i bindet sovranit dhe respekton rregullat e demokracisë duke nxjerrë një qeveri meritokratike dhe funksionale. Të drejtat e njeriut në Finlandë qëndrojnë në piedestalin më të lartë . Sistemi i burgjeve është i hapur dhe të burgosurit janë të lirë që gjatë ditës të dalin dhe të shëtisin jashtë burgut. Në Finlandë pushteti është i ndarë dhe nuk ekziston “njëshi”. Pushteti është i pavarur dhe ekzekutivi është i ndarë midis presidentit dhe kryeministres. Finlanda nuk ka gjykatë kushtetuese, atje kushtetueshmeria e një ligji as nuk vihet në diskutim. Gratë finlandeze u bënë të parat në botë që fituan të drejtën e pakufizuar të votës dhe të zgjedhjes në poste publike. Kryeministrja Sanna Marin është kryeministrja më e re në botë dhe kabineti I saj përbëhet nga 12 ministre dhe 7 ministra ku gjinia femërore dominon dukshëm mbi bazën e përzgjedhjes me vlera dhe meritokraci. Shqipëria ka nevojë për rritjen e kapaciteteve femërore në poste publike me qëllim arritjen e barazisë gjinore dhe promovimin e grave në shoqëri por gjithmonë duke pasur si pikë mbështetëse meritokracinë.

Marrëveshjet e punës në Finlandë janë marrëveshjekolektive midis qeverisë dhe sindikatave, ku dhe shpërndarja e të ardhurave bëht me marrëveshje. Finlanda po punon me ligjin e ri ku parashikohet që të punohet katër ditë në javë dhe 3 ditë të jenë pushim në mënyrë që finlandezët ta shijojnë më shumë jetën e tyre. Finlanda i kushton rëndësi të vecantë rinisë, pjesmarrjes së tyre në jetën publike dhe promovimin e tyre si indikatorkryesor të zhvillimit në vend. Kabineti qeveritar i Finlandës është ndër më të rinjtë, ku mosha maksimale kryesisht nuk i kalon 35 vjec. Figurat politike para se të vendosen në krye të shtëtit , ushtrojnë profesione në fusha të ndryshme. Presidenti finlandez ka një karrierë në katër fusha të ndryshmë profesionale ku dhe ka shkruar dy libra dhe shumë botime të tjera shkencore. Finlanda duhet të shërbejë si model qeverisje dhe zhvillimi në të gjitha fushat e jetës për Shqipërinë. Nëse nuk frymëzohemi nga modele të mira dhe të denja atëherë nuk mund të kemi një të ardhme të mirë. Po cfarë bëj unë për t’ju afruar kërij modeli? Së pari në prioritetet e mia është rezultati maksimal në mësime , të shkruaj dhe të jem pjesmarrëse active e shoqërisë civile, të marr pjesë në projekte, konferenca apo aktivitete ku rritesh profesionalisht por edhe nga pikëpamja sociale. Finlanda është modeli im.

Nga Mariana Koceku 

Studente – “Universiteti Barleti”