sqen

EU Day 2017- Konkursi i Artikullit më të Mirë

EU Day Poster- Konkursi i Artikullit me te mire 2017.

Në kuadër të Ditës së Europës 9 maj 2017, Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) mbështetur nga European Movement International dhe Europe for Citizens Programme hap thirrjen për Konkursin e Artikullit më të Mirë.

Ftohen të rinj, studentë, hulumtues, kërkues e gazetarë të rinj, të japin perspektivën dhe skenarët e tyre për Bashkimin Europian në 2025.

 

Për punimin e artikullit mund të përzgjidhet një nga çështjet më poshtë:

Ø  A do e kenë kthyer populistët dhe ekstremistët BE-në habitatin e tyre?

Ø  Një BE pa Mbretërinë e Bashkuar

Ø  Ballkani Perëndimor më në fund pjesë e Unionit

Ø  Roli i BE-së në marrëdhënie me aktorët e tjerë ndërkombëtarë (SHBA, Rusi, Kinë)

 

Kriteret për punimin e artikullit janë si vijon:

Ø  Numri i fjalëve duhet të përfshijë nga 500 në 1500 fjalë;

Ø  Artikulli nuk duhet të jetë një studim apo kërkim i tillë si punim kursi, disertacion etj.;

Ø  Gjuha e përdorur duhet të jetë shqipja standarde;

Ø  Duhet të citohen burimet e referuara;

 

Artikulli duhet të jetë i bashkangjitur e-mailit në formatin Word me emërtimin: “Emër Mbiemër-Titulli i Artikullit” dhe duhet të dërgohet në adresën e emailit: [email protected] me subjektin: Konkursi EU Day 2017

 

Artikujt më të mirë do të publikohen në portalin online informativ EuroSpeak si dhe do të shpërblehen me çmime simbolike.

 

Janë të mirëpritur të gjithë të rinjtë e moshës 16-29 vjeç të dërgojnë artikujt e tyre brenda datës 9 Prill 2017