sqen

Dita Botërore e Shëndetit

12980622_497183793805053_62857676_n
12980444_497183413805091_1139626462_n
12957447_551590671695797_23327894082328818_o
12939308_497183460471753_197219728_n
12939140_497183443805088_891412019_n
12916801_551591571695707_1626084832953452984_o
12983172_551592101695654_5402193290375245932_o

Karta Rinore Evropiane nëpërmejt Youth Act Albania u bë pjesë e aktivitetit në Parkun e Madh të Liqenit në Ditën Botërore të Shëndetit – 7 Prill.

Ky aktivitet i organizuar nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit dhe Organizata Botërore e Shëndetit kishte për synim sensibilizimin  e qytetarëve ndaj Diabetit.

Gjatë kësaj dite u zhvilluan aktivitete të ndryshme  si prsh: këndi i ushqimeve të shëndetshme, këshilla për fëmijët, analiza falas, një nga shefat e kuzhinës së “Masterchief” – Albania, Renato Mekolli që foli për ushqimin e shëndetshëm. Kryqi i Kuq me stendën e tij ku vullnetarët shpërndanë fletë palosje informuese për mirëushqyerjen dhe matën diabetin për frekuentuesit e Parkut të Madh të Liqenit

Gjithashtu edhe Spitali Amerikan i cili është një ndër mbështetësit e Kartës Rinore Evropiane ndihmoi me shërbime falas.

Falenderojmë APR për mundësinë e bashkëpunimit në evente të tilla.

Së shpejti, Karta Rinore Evropiane do bashkohet edhe në nisma të tjera.