Staff

  • Sabina Borakaj
    Drejtor Ekzekutiv
    Ka përfunduar studimet e larta për Shkenca Politike dhe Master Shkencor për Studime Europiane dhe Administrim Publik pranë Universitetit "Marin Barleti". Eksperiencë 5 vjecare në menaxhimin dhe koordinimin e projekteve të ndryshme. Pjesë e Qendrës Youth Act që prej vitit 2014.
  • Shpetim Cami
    Menaxher Projekti
    Prof.As.Dr. Shpëtim Cami, është Menaxher Projektesh pranë Qendrës Youth Act. Ai është ekspert në fushat që lidhen me shkencat politike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacinë. Ai ka një eksperiencë shumëvjeçare në fushën akademike, trajnime dhe administratë publike.
  • Suela Topi
    Specialist Finance
    Ka përfunduar studimet universitare pranë Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë dhe Master në Menaxhim Bioznesi. Ka një eksperiencë të gjerë si Specialiste Finance në sektorin privat dhe në organizata jo-fitimprurëse. Ka një eksperiencë të gjere në menaxhim dhe administrim biznesi si dhe koordinim të projekteve të ndryshme.
  • Aurela Toska
    Eksperte Prokurimi
    Aurela Toska është angazhuar pranë Youth Act që nga 1 Maji i 2017 si specialiste prokurimesh. Me një eksperiencë të gjatë në sektorin privat në fushën e prokurimeve dhe koordinatore për disa projekte në bashkëpunim me UNDP, Universitetin Valle Giuglia (Romë) dhe disa Bashki të vendit.
  • Blerina Hoxha
    Koordinator
    Eshtë diplomuar në Bachelor në Ekonomiks dhe Master Shkencor në Ekonomisk pranë Universitetit të Tiranës. Ka qenë pjesë e alumnit në organizatën “Network of Excellent Students”. Blerina aktualisht është kordinatore pranë qendrës “Youth Act”.
  • Fatjona Hoxha
    Kordinator
    Ka përfunduar studimet Bachelor në Psikologji dhe Master i Shkencave në Psikologji Klinike. Tetë vite eksperiencë në Institucione të Arsimit të Lartë, në pozicione si pedagoge, Koordinatore Departamenti dhe koordinatore e Zyrave të çështjeve studentore. Aktualisht e angazhuar si koordinatore pranë Qendrës Youth Act.
  • Erion Muça
    Ekspert Komunikimi
    Ka përfunduar studimet e larta Bachelor dhe Master në Gazetari dhe Shkenca Komunikimi pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Departamenti i Gazetarisë dhe Shkencave të Komunikimit. Ai gjithashtu është Gazetar dhe Opinionist, prezent në media me shkrime dhe studio televizive prej më shumë se 10 vitesh.