Bursë studimi për studentët ndërkombëtarë në Universitetin Winnipeg

Afati i aplikimit: 02 2017
E hapur për : studentët ndërkombëtarë
Bursë: 3,500 $– 5,000 $

Universiteti i Winnipeg është një universitet publik në Winnipeg, Manitoba, Kanada që ofron programe studimi në nivelin Bachelor në fushat si:  Art, Biznesit, dhe Ekonomisë, Arsimit, Shkencës dhe Kinesiologjisë dhe Shëndetit të Aplikuar.

Gjuha e përdorur në Universitetin e Winnipeg është gjuha angleze. Nxënësit duhet të kenë aftësi në gjuhën angleze që u lejon atyre të marrin pjesë në të gjitha aspektet e studimit universitar, duke përfshirë leksione, lexim, shkrim dhe diskutim.

Kriteret

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Të keni mesataren minimumi në masën 80 % të kushteve të pranimit
  • Të jeni studentë ndërkombëtarë
  • Hyrja e vitit të parë të çdo programi;
  • Të demonstroni cilësitë  të lidershipit;
  • Të aplikoni për pranim brenda datës së afatit të bursës.

Si të aplikoni

Në fillim plotësoni  formularin e aplikimit

Për informacionet e tjera të detajuar vizitoni faqen zyrtare