Bursa në Universitetin e Almerias, Spanjë

images

Hapet Thirrja për Bursa për studentët në kuadër të Programin Erasmus + në Universitetin e Almerias, Spanjë

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Almerias në Spanjë.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor (Studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Tiranës. Nuk mund të aplikojnë dot studentët e regjistruar në vitin e parë, por ata duhet të jenë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve të tyre.)

Kohëzagjatja e bursave:

– Bachelor (6 muaj);

Fushat e studimit:
-Gjuhë Spanjolle;
-Gjuhë Angleze;
-Ekonomiks;
-Kontabilitet;
-Financë;
-Manaxhim dhe Administrim;
-Marketing;

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti i Almerias, ku është e përcaktuar edhe gjuha e programit përkatës, klikoni në adresat:
http://cms.ual.es/UAL/estudios/grados/index.htm

Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

– CV;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti;
– Listë notash (të përkthyer në anglisht në mënyrë zyrtare);
– Letër Motivimi (në gjuhën angleze/spanjolle);
– Certifikatë e gjuhës së huaj (anglisht/spanjisht sipas programit të studimit)*;
– Dokumenti Learning Agreement**

*Universiteti i Almerias ofron kurset e studimit në gjuhën angleze dhe spanjolle. Nëse do të përzgjidhen lëndë që zhvillohen në të dyja gjuhët, studenti duhet të plotësojë nivelin minimal B1 të kërkuar për të dyja këto gjuhë duke e vërtetuar me certifikatën përkatëse të gjuhës së huaj.
**Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Almerias lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/imag…/Bursat/Learning_Agreement.pdf

Afati për aplikim: 25 Nëntor 2016

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Komunikimit, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al me subjekt: “Aplikim për bursë në Universitetin Almeria, emrin dhe mbiemrin tuaj”.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!

Koordinatorët akademikë për firmosjen e Learning Agreement në nivel fakulteti.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Albana (Çoni) Shijaku (zv/dekane për ciklin e dytë të studimeve)

Fakulteti i Ekonomik
Ervin Demo (zv/dekan për Kërkimin Shkencor dhe Marrëdhëniet me Jashtë)