Argëtim nëpërmjet sportit – 30 tetor 2020, Mamurras

WhatsApp Image 2020-10-30 at 13.03.16

 

 

Në zbatim të projektit “New Start: Educate in Healthy, Safety and Security Environment”, financuar Italian-Albanian Debt for Development Swap Program (IADSA) i cili zbatohet nga Bashkia Kurbin në partneritet me Qendrën Youth Act, u zhvillua një aktivitet sportiv me pjesëmarrës nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Migjeni” në Mamurras. Ky aktivitet synon përmirësimin e ambientit social e mjedisor për edukimin e nxënësve.
Aktiviteti, përveç se argëtues, synoi edhe ndërgjegjësimin e të rinjve mbi përfitimet dhe dobitë që ka angazhimi në sporte të disiplinave të ndryshme. Sporti ndikon, jo vetëm në shëndetin e tyre, por edhe në socializmin, mirëkuptimin, tolerancën dhe frymën e bashkëpunimit mes të rinjve.
Në fund të aktivitetit shkollës iu dhuruan edhe disa materiale sportive të financuara nga projekti.

9e23450d-22b9-4b48-9bde-c00a1eb97fe8

97c62e79-2c8f-4134-bd24-e84f2c6ba91f c5381c9f-ccbf-4869-b58b-8eb0fe0c8849