Aktivizëm dhe Vullnetarizëm | Shkolla e mesme Besnik Sykja

60135131_338430683480618_6754135333396283392_n

Në datën 06 Maj 2019, Qendra Youth Act ka zhvilluar trajnimin me temë “Aktivizëm dhe Vullnetarizëm” në shkollën e mesme “Besnik Sykja”, Tiranë.

Ky trajnim është zhvilluar në kuadër të projektit “Të fuqizojmë të rinjtë nëpërmjet Mobilitetit dhe Kartës Rinore Evropiane“, i cili ka si qëllim angazhimin e të rinjve në programe të ndryshme Europiane.

Rreth 25 nxënës pjesëmarrës, të ndarë në grupe diskutuan rreth eksperiencave të tyre në lidhje me aktivitete vullnetare të cilat janë bërë pjesë më herët por gjithashtu dhanë dhe arsyet e tyre pse duhet të angazhohen në të tilla nisma.

Ky projekt është financuar nga Bashkimi Europian dhe mbështetur nga Partners Albania for Change and Development në kuadër të projektit “Youth Bank Hub for Western Ballkan and Turkey”. Qëllimi i këtij projekti është ndërgjegjësimi i të rinjve mbi aktivitetet vullnetare si dhe rritje kapacitetesh nëpërmjet trajnimeve të ndryshme.

60140285_287605168794713_8009110444981616640_n 60197726_1507430452724711_7824952490826137600_n 60270365_345826799405184_9178313741110870016_n 60306442_1137365469801752_4836249311211683840_n 60333569_850965395282344_8187690168627494912_n 60347349_2251289785188463_6598789334122364928_n 60546082_2640767975968047_6133086279325188096_n 60870519_472575713484089_4511691697943478272_n