Aktivitetin me nxënësit e Gjimnazit 28 Nëntori, Shkodër

191
3
6
7
8
9
11
12
15
19

Në datën 19 Janar 2016,stafi i Organizatës Youth Act në kuadër të projektit  “Të Rinjtë Kundër  Korrupsionit”,  e  mbështetur nga Ambasada Amerikane,  zhvilloi marshimin e pare me nxënësit e Gjimnazit 28 Nëntori në qytetin e Shkodrës.

Ky marshim ishte pjesë e fushatës  sensibilizuese mbi korrupsionin në vend dhe kishte si qëllim kryesor ndërgjegjësimin e të rinjve dhe perfshirjen e tyre në nivel lokal për t’i thënë Stop këtij fenomeni. Marshimi u realizua në rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës, ku nxënësit përcollën  mesazhe për qytetarët  nëpërmjet pankartave të përgatiur nga ata vetë.

Ky  aktivitet pati një impakt pozitiv tek të rinjtë të cilët u inkurajuan për një pjesmarrje më aktive për tematika të tilla.

Përvec kësaj, klubi i nxënësve të Gjimnazit “28 Nëntori”  së bashku me koordinatoren e shkollës kanë filluar të punojnë edhe për një konkurs nga i cili do të dale eseja më e mire dhe fletëpalosja më e mire mbi tematikën e korrupsionit.

Shumë interesante ishin edhe diskutimet në grupe në lidhje me rastet e fundit të korrupsionit të denoncuar nga emisionet televizive.

Falenderojmë të gjithë nxënësit e angazhuar për të qënë pjesë aktive e këtij projekti.