sqen

Aktiviteti ” Vullnetarizëm dhe Aktivizëm”

Në datën 28 Prill 2017 në kuadër të projektit ” Ngritja e Rrjetit të  Profesionitëve të Rinj” me mbështjetjen e AMSHC-së u zhvillua aktiviteti me temë : Vullnetarizëm dhe Aktivizëm”. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin nxënës të arsimit profesional nga disa qytete të Shqipërisë.

Projekti “Ngritja e Rrjetit të Profesionistëve të Rinj” mbështet nxitjen e punësimit, rritjen e aftësive dhe angazhimit social të të rinjëve që ndjekin arsimin dhe formimin profesional në Shqipëri. Ky projekt do të pajis 2000 të rinj me informacion të përditësuar për vullnetarizëm, mobilitet jashtë vendit, intership, kurse etj nëpërmjet Kartës Rinore Evropiane.

Të ftuarit e panelit: Znj. Jonida Lamaj drejtoreshë e Qendrës Youth Act, Z. Ened Mato drejtor i Eco Volis, dhe Armand Balla përfaqësues i New Vision, diskutuan me nxënësit mbi mundësitë e vullnetarizmit dhe aktivizmit në Shqipëri.

Në përfundim të aktivitetit nxënësve të pranishëm i’u dhurua Karta Rinore Evropiane.