sqen

Aktiviteti “Open Local Assemblies councils /My city/Youth City”

b67725c0-4825-4b32-8321-3c7164571b4e

Në kuadër të projektit “Regional Youth Compact for Europe” i cili është një iniciativë bashkëpunimi e nisur nga 14 organizata të shoqërisë civile nga vendet e Bashkimit Evropian, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë me qëllim rritjen e pjesëmarrjes efektive të shoqërisë civile dhe organizatave rinore në procesin e integrimit në BE, Qendra Youth Act zhvilloi aktivitetin “Open Local Assemblies councils /My city/Youth City” me përfaqësues të shkollave të mesme, studentë të Universitetit Barletit si dhe të rinj vullnetarë.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte diskutimi mbi forcimin e aktivizimit dhe të iniciativave rinore në vendimmarrje e në qeverisje vendore. Në aktivitet u prezantuan best practise të ngritjes së këshillave rinorë në bashkinë Korçë dhe në atë Kurbin. Të rinjtë pjesëmarrës u ndërgjegjësuan që përmes përfshirjes dhe angazhimit konkret, grupimet rinore të synojnë ndërtimin e një strukture të qëndrueshme e cila mund të transformohet në një Grup Informal dhe më tej të mund të angazhohet në zbatimin e projekteve civile.